Zgjedhjet lokale - sot votohet në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit

Në Maqedoninë e Veriut sot po mbahet rrethi i dytë i Zgjedhjeve Lokale 2025.
Qytetarët do të zgjedhin kryetarë komunash në 32 komuna dhe në Qytetin e Shkupit, ndërsa në tre vendvotime në Shutkë (Shuto Orizare) do të ketë rivotime për këshilltarë.
Në rrethin e dytë votohet për kryetar komune në këto komuna:Aerdrom, Bogovinë, Bërvenicë, Valandovë, Vinicë, Dibër, Debarcë, Demir Kapi, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Krushevë, Kumanovë, Lozovë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Mogillë, Negotinë, Probishtip, Rankovcë, Rosoman, Strugë, Studeniçan, Tetovë, Qendër, Çeshinovë-Obleshevë, Çuçer Sandevë, Shuto Orizare, Dollnen, Dojran dhe Zrnovcë.
Të drejtë vote në këtë rreth të dytë kanë 1.013.375 votues.
Në komunat Gostivar, Vrapçisht, Qendër Zhupë dhe Mavrovë, nuk do të votohet për kryetarë komunash, pasi procedura do të përsëritet brenda 60 ditëve pas përfundimit të zgjedhjeve.
Zgjedhjet do të vëzhgohen nga 1.598 vëzhgues, prej tyre 933 të huaj dhe 651 ndërkombëtarë.
Procesi i votimit fillon në orën 07:00 të mëngjesit dhe përfundon në orën 19:00.










































