Teksa prej 48 orësh përflitej se ai mund të garonte në listën e hapur të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, kryeministri Edi Rama ka befasuar jo pak, kur nga mbledhja e grupit deklaroi se mund të mos jetë farë në listën e kandidatëve për deputetë.
Shefi i qeverisë e përjashtoi kategorikisht mundësinë që ai të jetë në listë të hapur pasi kjo do të çorientonte votuesit, por la të hapur mundësinë që të mos bëhet pjesë e garës.
“E njëjta gjë vlen në rastin tim. Me thënë të drejtën as e kam pasur, as e kam idenë pse unë duhet të jem aty në atë Parlament për sa kohë e kam këtë detyrë dhe nga ana tjetër do ishte një hyrje në hak ndaj të tjerëve që të vendosej emri im dhe pastaj të vinin votat dhe të çorientoheshin njerëzit. Kështu që kush është në listën e hapur duhet të jetë në një garë shumë të barabartë. Ndërkohë vendimin për veten time nuk e kam akoma të marrë plotësisht, se mund edhe të mos jem fare në listë duke qenë deputet i të gjithëve për detyrën që kam dhe për të mos i zënë vendin askujt. Kjo është pak a shumë pamja sot”, tha Rama.
Më tej, Rama që në mbledhjen e sotme të grupit ka tentuar të sqarojë mënyrën se si do të bëhet ndarja e kandidatëve për deputet.
Pas takimeve intensive me drejtuesit politikë të qarqeve, Rama u komunikoi të vetëve se në këto zgjedhje do të ketë një reformim të grupit socialist. Lideri i PS nënvizoi se asnjë deputet, burrë apo grua, që ka fituar një mandat në legjislaturat e shkuara, nuk do të jetë pjesë e listës së mbyllur.
“Cilado/cilido prej jush që nuk pranon të jetë në listën e hapur duhet t’ia bëjë me dije drejtuesit politik. Parimi themelor i listës së re, do jetë asnjë deputet në gjininë mashkullore që ka marrë qoftë dhe një mandat nga PS, nuk do jetë në listën e mbyllur. Kushdo që për arsye të ndryshme nuk dëshiron të jetë në listë të hapur ta thotë, por ta thotë para. Përsa i përket deputeteve po shkon drejt finalizimit, por do shohim si do vejë. Por të gjitha deputetet që kanë një mandat do të jenë në listë të hapur. Gara duhet të jetë e barabartë te listat e hapura, gratë me gratë dhe burrat me burrat. Dhe tjetra, çfarë kanë dhënë të rinjtë dhe të rejat që të jenë në listën e mbyllur? Kam këndvështrim tjetër, sepse këta të rinj dhe të reja për t’i dhënë energji, për të bërë transfuzion gjaku PS-së, këta duhet të jenë aty. Kurse të tjerët që kanë marrë mandat më parë duhet të jenë në betejë për të marrë vota. Sepse parimisht luftën duhet ta bëjnë ata që kanë më shumë eksperiencë dhe që kanë marrë më shumë nga votuesit dhe nga PS”, deklaroi Rama.
Në vijim, shefi i ekzekutivit shpjegoi edhe arsyen pse ka vendosur që drejtuesit politik të qarqeve të garojnë në listë të mbyllur, duke e pasur të sigurt vendin në Parlament edhe për 4 vitet e ardhshme.
Sipas Ramës, kjo do të krijonte pabarazi në garë dhe do ta zhvendoste fokusin e tyre te sigurimi i votave personale, kur në këtë garë për PS e rëndësishme është puna për skuadrën.
“Patjetër që në listën e hapur do të ketë edhe plotë të rinj dhe plotë të reja. Unë e kam thënë dhe e kam shprehur se drejtuesit politik duhet të jenë në listën e hapur. Problemi është se kjo do të prishte të gjithë procesin [asi nuk do të lejonte asnjë barazi shansesh në garë dhe nuk do garantonte asnjë lloj drejtimi të vërtetë politik të garës nga ana jonë. Pasi drejtuesit politik do të ishin të fokusuar për të marrë vota për vete dhe me një status më të veçantë do të krijonin pabarazi vetvetiu dhe do të çorientohej e gjithë skuadra. Skuadra duhet të jetë kompakte dhe duhet të ketë drejtues politikë, të cilët do të garantojnë që të gjithë deputetë në garë të kenë hapësirë sa më të barabartë. Dhe asnjë drejtues politik nuk duhet të futet në preferenca se kë duhet të votojnë anëtarët e PS dhe qytetarët”, sqaroi kreu i PS.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

A pati mosrespektim të aftave nga PZAP lidhur me kërkesën për anulimin e votave me postë? Përgjigjet drejtori i Sekretariatit të KQZ-së

Temperatura pranverore këtë javë, priten edhe reshje të lehta shiu

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa