Zgjedhen disa nga fituesit e shpërblimeve cash nga loja e madhe në Emona Center!
Me një përkushtim të veçantë ndaj kënaqësisë dhe besnikërisë së klientëve, Emona Center ka organizuar lojën e madhe shpërblyese, e cila jo vetëm që ka tërhequr vëmendjen e shumë konsumatorëve, por ka shpërblyer disa prej tyre me çmime të jashtëzakonshme në para.
Shumë klientë morën pjesë në lojën shpërblyese dhe disa prej tyre ishin me të vërtetë me fat.
Emona Center shpërbleu disa fitues me çmime në para në vlerë prej 200 dhe 500 euro, duke e bërë përvojën e tyre blerëse edhe më të mirë.
Këto shpërblime janë vetëm një shembull i përkushtimit të qendrës ndaj klientëve të saj dhe dëshirës për t'i shpërblyer ata për besnikërinë dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Kjo lojë e hapur nga 3 Qershori deri më 3 Shtator, si shpërblim kryesor ka dy makina Kia Stonic, të gatshme për t'u bërë tuajat!
Duke ofruar mundësi të tilla, Emona Center tregon se vlerëson çdo individ që kalon pragun e saj dhe dëshiron t'i ofrojë atyre përvoja të paharrueshme dhe shpërblime të vërteta.
Emona Center - Destinacion ku konsumatori del gjithmonë fitues!































