LAJMI I FUNDIT:

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Versionet nëse Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) zbaton apo jo sistemin SMIL për ndarjen e lëndëve, dallojnë nga ajo që kishte thënë zv.Kryeprokurori i saj, Valdet Gashi, dhe ajo se çfarë thotë tash vetë PSRK dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK).

Gashi në mbledhjen e KPK kishte thënë se PSRK nuk ndanë lënët me Sistemin për Menaximin Informativ të Lëndëve (SMIL) por ato ndahen në zyrën e Kryeprokurorit. Kurse, PSRK dhe KPK kanë thënë se zbatohet Rregullorja për SMIL.

Duke qenë se versionet e PSRK-së dhe Këshillit dallojnë nga ai i dhënë në mbledhje, Betimi për Drejtësi, ka pyetur serish zv. Kryeprokurorin Gashi se si bëhet ndarja e lëndëve.


Prokurori Gashi tregon se lëndët ndahen nga menaxhmenti, siç shton ai, në koordinim më procedurën e SMIL, ndërkohë që insiston t’i referohemi përgjigjes së Këshillit Prokurorial.

Gazetarja: Në mbledhje të Këshillit Prokurorial keni thanë që lëndët në PSRK nuk ndahen me SMIL, a mundeni me na tregu që sa kohë nuk ndahen me SMIL lëndët?

Valdet Gashi: Jemi përgjigje për atë çështje. Është përgjigje zyrtari i Këshilli.

Gashi, në vazhdimësi kërkon që t’i referohemi përgjigjes së Këshillit Prokurorial, e cila është e kundërta e asaj që ai vetë kishte deklaruar.

Tutje ai pyetet se si prokurori, si i pranon lëndët, të ndara përmes SMIL apo manualisht?

Valdet Gashi: Na i marrim lëndët sipas radhës që na ndahen.

Gazetarja: Kush ua ndanë?

Valdet Gashi: I ndanë, dihet kush i ndanë, menaxhmenti.

Gazetarja: Menaxhmenti apo SMIL-i.

Valdet Gashi: Menaxhmenti në koordinim me procedurën SMIL.

Por, Këshilli edhe në përgjigjën e dytë të dhënë më 18 mars thotë se “ndarja e lëndëve është duke u zbatuar sipas Rregullores për Menaxhimin e Lëndëve përmes Sistemit Elektronik (SMIL).

Sipas Florian Smajlit, hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), janë dy fakte shqetësuese në këtë situatë:

“E para është deklarata se lëndët nuk ndahen përmes SMIL por në mënyrë manuale. Problemi i dytë është që qasja e PSRSK dhe KPK lidhur me këtë situatë. Nëse e kemi zv. Kryeprokurorin që thotë se lëndët ndahen në mënyrë manuale dhe përgjigjet janë se ndahen me SMIL, pa dhënë sqarime lidhur me deklaratën e zv. Kryeprokurorit, tregon mungesë të vullnetit për të adresuar këtë situatë”, ka thënë ai.

Sipas tij KPK dhe PSRK do duhej të tregonin ose pse nuk ndahen lëndët përmes SMIL ose të tregonin se çfarë ka qenë ajo deklaratë e zv. Kryeprokurorit dhe se mënyra se si ka vepruar sistemi prokurorial këtu, vetëm rritë dyshimet në lidhje me ndarjen e lëndëve në PSRK.

Sipas Smajlit në secilin rast, lëndët duhet të ndahen vetëm me SMIL

“Nuk duhet të ketë asnjë arsyetim për këtë situatë. Lëndët duhet të ndahen në mënyrë automatike përmes SMIL. Përkundër që nuk arsyetohen me mangësi të akteve ligjore apo nënligjore, edhe sikur të kishte mangësi të këtij niveli këto do duhej të adresoheshin, por në asnjë rrethanë që lëndët të ndaheshin në mënyrë manuale. Sistemi duhet të funksionoj në atë mënyrë që dora e njeriut mos të ketë kurrfarë ndikimi në ndarjen e lëndëve”, ka shtuar ai.

Pyetja që lind në këtë rast, është se kush po e thotë të vërtetën? /Betimi per Drejtesi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Po harroni turqishten”, Erdogan batuta me Osmanin - presidentja i përgjigjet në turqisht “më duhet të praktikoj me ju”

Lajme
Gjermania mbyll gjysmën e derës për punëtorët nga Kosova dhe rajoni

Gjermania mbyll gjysmën e derës për punëtorët nga Kosova dhe rajoni

Lajme
Zgjerimi i diplomacisë – Osmani takon ministrat e jashtëm të gjashtë shteteve nga Afrika dhe Lindja e Mesme

Zgjerimi i diplomacisë – Osmani takon ministrat e jashtëm të gjashtë shteteve nga Afrika dhe Lindja e Mesme

Lajme
Rrëfimi që thyen tabutë - një burrë do flas për herë të parë për dhunën seksuale të përjetuar në luftë

Rrëfimi që thyen tabutë - një burrë do flas për herë të parë për dhunën seksuale të përjetuar në luftë

Lajme
Në “burgun” e Gjadrit, ç’ndodhi në natën e parë të emigrantëve që erdhën nga Italia me pranga në duar

Në “burgun” e Gjadrit, ç’ndodhi në natën e parë të emigrantëve që erdhën nga Italia me pranga në duar

Lajme
​A e ka arritur LVV-ja numrin prej 61 deputetëve për formimin e qeverisë?

​A e ka arritur LVV-ja numrin prej 61 deputetëve për formimin e qeverisë?

Lajme
Kalo në kategori