Zëvendëskryeministri Bekim Sali merr pjesë në Takimin e Lidershipit në Davos

Bekim Sali emërohet zëvendëskryeministër i parë Bekim Sali në krye të Alternativës: Të qëndrojmë të bashkuar, është momenti ynë i përbashkët
Zëvendëskryeministri i Parë i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministri për Çështje Evropiane, z. Bekim Sali, do të marrë pjesë në Takimin e Lidershipit (Davos Leadership Gathering), i cili do të mbahet në Davos nga 19 deri më 22 janar.
Ky takim prestigjioz do të mbledhë liderë botërorë, ekonomistë, bankierë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme, me fokus në diskutimin e sfidave globale dhe zhvillimeve ekonomike ndërkombëtare.
Gjatë pjesëmarrjes së tij, z. Sali do t’i drejtohet forumit në kuadër të një paneli diskutimi, ku do të trajtohen çështje me rëndësi të veçantë si ndryshimet klimatike, konfliktet globale dhe përkujdesja sociale, duke theksuar rolin dhe angazhimin e Maqedonisë së Veriut në këto procese ndërkombëtare.
Nga
Telegrafi
7 hours ago
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































