LAJMI I FUNDIT:

Zendaya shfaqet në “The Green Carpet Fashion Awards” me një fustan Versace nga sfilata e vitit 1996

Zendaya shfaqet në “The Green Carpet Fashion Awards” me një fustan Versace nga sfilata e vitit 1996

Këtë fundjavë, “The Green Carpet Fashion Awards” u mbajt në mënyrë virtuale.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u transmetua në YouTube dhe nderoi markat ose personalitetet që përdorin praktika që mbrojnë mjedisin.


Midis të vlerësuarave këtë vit ishte Sindiso Khumalo, një dizajnere e Afrikës së Jugut me seli në Cape Town, e cila fitoi ‘Çmimin e Projektuesit të Pavarur’, për punën e saj me tekstile të sigurta për mjedisin.

Një tjetër e ftuar nderi ishte Zendaya, e cila mori ‘Çmimin Vizionar’ për përpjekjet e saj në promovimin e diversitetit dhe përfshirjes si në modë ashtu edhe në film. Ajo u vesh për ngjarjen në shtëpi dhe pozoi për tapetin e kuq digjital me një fustan mahnitës, i krijuar në vitin kur lindi aktorja.

Në “The Green Carpet Fashion Awards”, fustani i veshur nga Zendaya ishte Versace i koleksionit të vjeshtës 1996, i dizajnuar nga vetë Gianni Versace.

Fustani i mbrëmjes, i cili është zbukuruar me rruaza verbuese, duket po aq i freskët dhe modern edhe sot.

Fustani gjatë sfilatës në vitin 1996

Kush ka nevojë për një krijim me porosi kur arkivat e modës tashmë kanë kaq shumë thesare për të zbuluar? Zendaya sigurisht që e di këtë, dhe ajo e mori vëmendje e plotë në shfaqje. /Telegrafi/