LAJMI I FUNDIT:

‘Zemrat dhe shtëpitë tona janë të hapura për qytetarët tuaj’ – Ademi i dërgon telegram mbështetjeje kreut të Federatës së Ukrainës

‘Zemrat dhe shtëpitë tona janë të hapura për qytetarët tuaj’ – Ademi i dërgon telegram mbështetjeje kreut të Federatës së Ukrainës
(Foto: ffk-kosova.com)

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i ka dërguar një telegram mbështetjeje presidentit të Federatës së Futbollit të Ukrainës, Andriy Pavelko dhe tërë komunitetit të futbollit ukrainas.

Në këtë telegram presidenti Ademi në emër të Federatës së Futbollit të Kosovës, i ka ofruar mbështetjen që Republika e Kosovës i jep popullit liridashës të Ukrainës, në luftën kundër agresorit rus.

“Si një vend me plagë të freskëta nga lufta, e ndjejmë tmerrin e luftës dhe frikën që vendi juaj është duke kaluar. Prandaj, përfitojmë nga ky rast për të shprehur solidaritetin tonë me njerëzit e Ukrainës dhe lutemi për sigurinë e tyre”.


“Zemrat dhe shtëpitë tona janë të hapura për qytetarët tuaj të dashur dhe ne qëndrojmë pranë jush për gjithçka që keni nevojë”, thuhet ndër të tjera në telegramin e presidentit Ademi drejtuar kreut të futbollit ukrainas.

Tutje i pari i FFK-së ka theksuar se ky është një moment vendimtar për ne dhe botën që të qëndrojmë së bashku dhe të reagojmë fuqishëm dhe qartë kundër veprimeve agresore të Rusisë.

(Foto: ffk-kosova.com)

Në trend Sport

Më shumë
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Serie A
Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Premier League
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Strategjia që Hansi Flick e ka përdorur për ta rikthyer versionin e frikshëm të Lewandowskit

Strategjia që Hansi Flick e ka përdorur për ta rikthyer versionin e frikshëm të Lewandowskit

La Liga
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Kalo në kategori