Shoferët e SUV-ve në Cardiff kanë reaguar ashpër ndaj planit të këshillit bashkiak për t’i bërë ata të paguajnë më shumë për parkim, duke e quajtur “një tjetër taksë”.

Këshilli i Cardiff-it është autoriteti i parë në Britani që vendos një tarifë shtesë për makinat e mëdha dhe ndotëse.


Sipas planit, makinat që peshojnë mbi 2,400 kg do të paguajnë më shumë për lejen e parkimit, ndërsa ato mbi 3,500 kg nuk do të kenë fare të drejtë ta marrin atë.

Autoritetet thonë se qëllimi është ulja e ndotjes dhe e trafikut, por shumë banorë e shohin si një mënyrë për t’i detyruar njerëzit të heqin dorë nga makinat.

Shoferët e prekur thonë se masa është e padrejtë, duke theksuar se jo çdo SUV është ndotës apo i fuqishëm.

Një prej tyre tha se nëse këshilli kërkon më shumë pagesë për SUV-të, duhet të ofrojë edhe vende parkimi më të mëdha. /Telegrafi/