LAJMI I FUNDIT:

Zemaj takon admiralin Giuseppe Cavo Dragone – flasin për sigurinë, sfidat dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon

Zemaj takon admiralin Giuseppe Cavo Dragone – flasin për sigurinë, sfidat dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon

Ambasadori i Kosovës, për marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj sot ka zhvilluar një takim me kryetarin e ri të Komitetit Ushtarak të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (Chair of the Military Committee – NATO), Admirali Giuseppe Cavo Dragone.

Zemaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kanë biseduar në lidhje me sigurinë, sfidat aktuale dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon.

“Në këtë aspekt, patëm një takim të frytshëm dhe një diskutim të sinqertë dhe të vlefshëm në lidhje me sigurinë, sfidat aktuale dhe stabilitetin në Kosovë dhe në rajon. E falënderova CMC Admiralin Dragone për kontributin e madh dhe të vazhdueshëm të NATO-s dhe të KFOR-it në Kosovë, tashmë për rreth tri dekada, dhe në veçanti për punën e përbashkët dhe mbështetjen për vendin tonë dhe të ardhmen tonë integruese si një partner i besueshëm dhe promovues i paqes, sigurisë dhe stabilitetit në mbarë rajonin dhe më gjerë”, ka shkruar ambasadori Zemaj. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Si arriti Dogana e Kosovës ta kapë një orë dore në vlerë 400 mijë euro në Aeroportin e Prishtinës?

Lajme
Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Kosova në prag të humbjes së një mundësie historike financiare për shkak të vonesave në konstituimin e Kuvendit

Lajme
Osmani pasi takoi Trumpin: SHBA-të mbeten aleati më i rëndësishëm i Kosovës

Osmani pasi takoi Trumpin: SHBA-të mbeten aleati më i rëndësishëm i Kosovës

Lajme
Dy vjet nga arrestimi i Krasniqit, KEK-u ende me ushtrues detyre të Kryeshefit

Dy vjet nga arrestimi i Krasniqit, KEK-u ende me ushtrues detyre të Kryeshefit

Lajme
Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Lajme
Meta flet nga burgu: Do të zgjidhem deputet me një rezultat historik që LSI s’e ka parë kurrë

Meta flet nga burgu: Do të zgjidhem deputet me një rezultat historik që LSI s’e ka parë kurrë

Lajme
Kalo në kategori