LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Në kushte normale do duhet të jepnim mesazhin e afrimit me BE-në

Zemaj: Në kushte normale do duhet të jepnim mesazhin e afrimit me BE-në

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se sot në kushte dhe rrethane normale, me një qeveri kredibile, do të duhej të kishim një seancë solemne për të dhënë mesazhe dhe inkurajim qytetarët e Kosovës, se vendi ynë është afruar me botën perëndimore, janë shkurtuar hapat e anëtarësimit në Bashkësinë Evropiane, është siguruar lëvizja e lirë.

“Por fatkeqësisht qytetarët e Republikës duhet të numërojnë dështimet, skandalet, dëmet dhe pasojat që kjo qeveri dhe këta krerë të institucioneve po ia bëjnë shtetin tonë dhe popullit të Kosovës. Dje morëm përgjigje të prerë, shumë të shkurtë dhe pas asnjë mëdyshje se nuk ka lëvizje të lirë për qytetarët e Republikës Kosovës”, tha Zemaj, raporton KP.

Ai në seancën e jashtëzakonshme që është duke u mbajtur, tha se sot kemi nevojë për unitet dhe duhet t’i thirrim mendjes dhe mos të mendoni vetëm për karrigen e pushtetit.


“Të reflektoni duke thirr në përgjegjësi dhe të kërkoni dorëheqjen e kësaj qeverie duke i mundësuar vendit kthimin e dinjitetit dhe rrugës demokratike të zhvillimit të saj”, shtoi Zema./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Kalo në kategori