Deputeti i LDK-së, njëherësh ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se Kosova ka mbetur prapa në sigurim e vaksinave, dhe se Qeveria Kurti nuk ka plan për menaxhimin e pandemisë.
Ai tha se afati se kur qytetarët duhet të marrin dozën e dytë të vaksinës është 8 qershori. Por që sipas tij, ende nuk ka konfirmim nëse në Kosovë do të arrijnë dozat e dyta të kësaj vaksine.
“Kjo qeveri ka gënjyer qytetarët kur ka thënë se prioritet i saj është gjendja pandemike. I kujtojmë qeverisë se 8 qershori është afati i dozës së dytë të vaksinës po nga i njëjti prodhues AstraZeneca por vaksina nga ky prodhues nuk ka. Donacionet nga vendet mike janë të mirëseardhura. Por qytetarët presin që Qeveria e tyre të kontraktojë kompanitë private sa më parë që të jetë e mundur që furnizimi me vaksina të jetë i bollshëm”, tha Zemaj.
Zemaj shtoi se nëse vazhdohet me këtë ritëm, atëherë Kosovës do t’i duhen deri në tri vite për të përmbyllur procesin e vaksinimit të qytetarëve.
“Për fat të keq kjo nuk ka ndodhur, qytetari është i painformuar nga ata që u zotuan për transparencë e vaksinim të qytetarëve mbi 60% Nëse vazhdohet me këtë ritëm që duket se është larg, Kosovës do ti duhen më shumë se 3 vjet për ta përmbyllur vaksinimin e popullsisë”, tha Zemaj.
Zemaj ka kritikuar Qeverinë edhe për numrin e ulët të testimeve.
“Sasia e testimeve është zvogëluar. Përveç që kanë zvogëluar numrin e testimeve këta qeveritar me gojën plot për mërgatë tonë, po i detyrojnë bashkatdhetarët të testohen në institucione private për arsye të udhëtimit”, u shpreh ish-ministri i Shëndetësisë.
Zemaj shtoi se profesionistët shëndetësorë po anashkalohen dhe përkrahja për ta është zvogëluar.
Ai ka theksuar se LDK-ja kërkon që Qeveria të bëjë hapa konkret për gjendjen e pandemisë dhe shëndetit të qytetarëve, të krijohen kushte për personelin shëndetësor, të bëhet shtimi i pagesave të personelit shëndetësor.
Zemaj tutje shtoi se Qeveria duhet të rris bashkëpunimin me Shqipërinë.
“Qeveria duhet të rris bashkëpunimin me Shqipërinë dhe jo të mbaj inate për daljen nga ky qorrsokak, dhe të hapë rrugë për vaksinimin e atyre qytetarëve që duna të vaksinohen sipas dëshirës në Shqipëri”, tha Zemaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania