LAJMI I FUNDIT:

Zelensky thotë se bisedimet në Paris me Trump dhe Macron ishin “konstruktive”

Zelensky thotë se bisedimet në Paris me Trump dhe Macron ishin “konstruktive”

Presidenti francez Emmanuel Macron mirëpriti presidentin e sapozgjedhur të SHBA-së, Donald Trump në rezidencën e tij në Paris, Pallatin Elysee.

Atyre iu bashkua në minutën e fundit edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përpara se të merrnin pjesë në rihapjen e katedrales Notre Dame, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Trump, me këtë, po bënte udhëtimin e tij të parë jashtë shtetit që nga fitimi i zgjedhjeve muajin e kaluar.


Udhëheqësi francez i bëri një ftesë Trumpit për t’u përfshirë në bisedimet e planifikuara dypalëshe përpara inaugurimit presidencial të SHBA-së muajin e ardhshëm.

Ata dy thuhet se zhvilluan një takim 90-minutësh me dyer të mbyllura.

Zelensky mbërriti më vonë dhe u prit gjithashtu nga Macron në pallatin presidencial. Pas një përqafimi të ngrohtë dhe pozimit për foto, presidenti francez e shoqëroi Zelenskyin brenda ku ai iu bashkua takimit me Trump dhe foli për pushtimin e vazhdueshëm rus të Ukrainës.

Duke folur për mediat teksa po dilte nga Pallati Elysee, Zelenskyy tha se takimi me homologun e tij francez dhe Trump ishte “konstruktiv”.

Në një postim në kanalin e tij zyrtar Telegram, udhëheqësi ukrainas lavdëroi presidentin e zgjedhur të SHBA-së, duke e falënderuar atë për “vendosmërinë si gjithmonë”.

Ai vazhdoi duke thënë se i shpjegoi situatën në terren Trumpit dhe theksoi dëshirën e tij për t’i dhënë fund luftës në vendin e tij sa më shpejt dhe sa më drejtë të jetë e mundur, duke vënë në dukje dëshirën e Ukrainës për të arritur një “paqe të drejtë”.

Zelensky gjithashtu falënderoi Macron për mikpritjen e ngrohtë dhe organizimin e takimit në Paris dhe u zotua të vazhdojë të punojë me aleatët perëndimorë të Ukrainës në javët në vijim.

Donald Trump nuk e ka komentuar publikisht takimin në platformat e tij në rrjetet sociale dhe as nuk ka pasur ndonjë deklaratë nga Presidenca franceze pas bisedimeve trepalëshe. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Pamje që supozohet se 'tregojnë ekzekutimet brutale të forcave të sigurisë ndaj besnikëve të regjimit të Assadit' në Siri

Botë
Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Raporte tronditëse nga Siria, mijëra të vdekur pas përleshjeve të dhunshme - OKB bën thirrje për hetime

Azia
Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Trump tregon se SHBA-ja i ka dhënë fund pezullimit të shkëmbimit të inteligjencës me Ukrainën

Botë
Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa

Botë
Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Zelensky niset drejt Arabisë Saudite për të diskutuar me SHBA-në për paqe

Botë
Kalo në kategori