LAJMI I FUNDIT:

Zelensky: Oferta e Putinit për armëpushim nuk mund të besohet

Zelensky: Oferta e Putinit për armëpushim nuk mund të besohet

“Oferta e Vladimir Putinit për armëpushim nuk mund të besohet”, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Zelensky paralajmëroi se presidenti rus nuk do ta ndalonte ofensivën e tij, edhe nëse kërkesat e tij do të përmbusheshin.

Bëhet e ditur se komentet e tij vijnë pasi Putini përcaktoi një listë të kërkesave që ai dëshiron që Ukraina të përmbushë përpara se të fillojnë negociatat për paqe, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Te kërkesat e Putinit përfshihet tërheqja e menjëhershme e trupave ukrainase nga rajonet Zaporizhzhia, Kherson, Donetsk dhe Luhansk.

Sekretari amerikan i mbrojtjes "i sfidon" propozimet e paqes të Putinit
Lexo po ashtu Sekretari amerikan i mbrojtjes "i sfidon" propozimet e paqes të Putinit

Gjithashtu, presidenti rus kërkon që Ukraina të heqë dorë nga planet e saj për t’u bashkuar me NATO-n.

Ndryshe, kërkesat e liderit rus nuk u pritën mirë as nga Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin.

Austin argumentoi se Putini mund t’i japë fund luftës sot nëse dëshiron dhe i bëri thirrje presidentit rus që të tërheqë trupat e tij nga territori ukrainas. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite thotë se Hamasi nuk mund të shkatërrohet – vjen përgjigja nga zyra e kryeministrit Netanyahu

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite thotë se Hamasi nuk mund të shkatërrohet – vjen përgjigja nga zyra e kryeministrit Netanyahu

Botë
Britaniku hyri në një spital të braktisur të shek. XVII – as policia nuk kishte ‘guxuar’ ta vizitonte

Britaniku hyri në një spital të braktisur të shek. XVII – as policia nuk kishte ‘guxuar’ ta vizitonte

Botë
Me ‘duar të zbrazëta’, ushtarët filipinas luftuan kundër rojës bregdetare kineze ‘të armatosur’ - pamje të incidentit në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore

Me ‘duar të zbrazëta’, ushtarët filipinas luftuan kundër rojës bregdetare kineze ‘të armatosur’ - pamje të incidentit në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore

Azia
Daniel Serwer: Dodik dhe Vuçiq mund të organizojnë në Bosnje një sulm si në Banjskë

Daniel Serwer: Dodik dhe Vuçiq mund të organizojnë në Bosnje një sulm si në Banjskë

Bosnja
Mbreti spanjoll refuzoi të takohet me presidentin argjentinas

Mbreti spanjoll refuzoi të takohet me presidentin argjentinas

Botë
Dodik: Fillimisht demarkacion, pastaj shpërbërje të Bosnjës

Dodik: Fillimisht demarkacion, pastaj shpërbërje të Bosnjës

Bosnja
Kalo në kategori