Ndonëse Kosova ka shkallën më të ulët të borxhit publik, krahasuar me vendet e rajonit, rritja mund të bëhet pa asnjë problem.
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK), Arian Zeka, thotë se me Ligjin aktual të Borxhit Publik, vendi mund ta rrisë atë deri në 40 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto.
“Me ligjin aktual të borxhit publik Kosova mund ta rrisë borxhin deri në 40 për qind të bruto produktit vendor. Momentalisht sa e di unë është 18 për qind, që do të thotë se hapësira për rritje të borxhit publik është goxha e madhe, por megjithatë nuk do të thotë se ne duhet ta shfrytëzojmë tërë këtë hapësirë për rritjen e nivelit të huamarrjes për programin e rimëkëmbjes ekonomike. E mira është se ne kemi hapësirë për rritje të borxhit publik por duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm në këtë aspekt, dhe natyrisht duhet të tregojmë një disiplinë më të madhe në menaxhimin e financave publike në vitet në vijim, në mënyrë që në asnjë mënyrë mos ta rrisim ngarkesën tatimore të tatimpaguesve, qoftë të bizneseve apo edhe qytetarëve të vendit”, thotë ai.
Sipas tij, vonesat në disbursimin e mjeteve të premtuara nga ana e shtetit, shumë kompani i ka lënë në mëshirë të fatit dhe me humbje marramendëse.
“Disa prej tyre iu janë akomoluar edhe detyrimet qofshin kreditore ose detyrime tjera operacionale dhe të cilat natyrisht është pritur që do të kryhen pas lehtësimit të masave kufizuese. Prandaj vonesat në disbursimin e mjeteve të premtuara nga ana e shtetit i lë këto kompani në gjendje të vështirë, sa i përket likuiditetit por tashmë janë me detyrime të reja të krijuara pas rinisjes së punës. Qasja në financa ka qenë problematike në këtë vend, prandaj ne kemi insistuar në përkrahje të shpejtë për këto ndërmarrje. Pra ky është problemi kryesor, pamundësia e këtyre kompanive që të nisin, por në anën tjetër kemi një problem tjetër që lidhet me nivelin e reduktuar të të hyrave të punonjësve përgjatë këtyre muajve, e që ka të bëjë me konsumin e ulët. Disa prej ndërmarrjeve që kanë vazhduar punën, vazhdojnë të ballafaqohen me telashe sa i përket të të hyrave, rrjedhimisht për shkak të konsumit relativisht të ulët”, thotë ai, në një intervistë për Ekonomia Online.
Teksa ka folur për humbjet nga pandemia, shqetësim mbetet shuma e ofruar nga pakoja emergjente fiskale dhe vonesat në këtë drejtim.
Zeka thotë se këto humbje ka qenë dashur të bëhen proporcional me dëmin që iu është shkaktuar këtyre ndërmarrjeve.
“Ne kemi shprehur shqetësimet tona për sa i përket shumës së ofruar edhe më pakon emergjente fiskale që është paraparë për kompensimin e pagave për punonjësit e ndërmarrjeve të sektorit privat por edhe mbulesën e 50 përqindëshit për qirave dhe kemi menduar mbulesa duhet të jetë më proporcionale me dëmin që iu është shkaktuar këtyre ndërmarrjeve për shkak të kufizimit të aktivitetit ekonomik pas shpërthimit të pandemisë. Përkrahja nuk ka qenë e duhur por përtej përkrahjes së ofruar për këto ndërmarrje që ka qenë për keqardhje dhe më tepër është vonesa në dizbursimin e këtyre mjeteve, rrjedhimisht në zbatimin e masave të përfshira në pakon emergjente fiskale. Pastaj, edhe Qeveria paraprake por edhe kjo e re kanë prezantuar një pako të rimëkëmbjes. Masat e përfshira në këtë pako janë pothuajse të ngjashme të cilat janë propozuar nga ana e asociacioneve të bizneseve që kanë të bëjnë me garantimin e kredive”, thotë Zeka. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/005e6888-0d4b-4aea-a002-73c4f4407290-1-780x439.jpg)
TEDORE nga Kosova, në mesin e gjigantëve Evropianë në Panairin “ARTOZA 2025”
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Baneri.png)
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht