Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili ka reaguar pas deklaratës së ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila e quajti BE-në “tigër prej letre”.
“Dështim pas dështimi si kryediplomate, pa asnjë sukses për më shumë se dy vjet, Gërvalla paska vendosur t’i japë leksione BE-së duke përdorur një idiomë të Mao Ce Dun, komunistit kinez”, ka thënë Xhemaili.
Ai ka shtuar se Qeverinë Kurti duhet dërguar në shtëpi para se dëmi të bëhet i pariparueshëm.
“Të gjendur në sanksione nga ShBA dhe BE dhe në rrugë të pashpresë, ky akt është edhe një arsye të besohet që veç mocioni me i çu n’shpi është zgjidhja, para se dëmi të bëhet i pariparueshëm për vendin!”, ka përfunduar Xhemaili, transmeton Telegrafi.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në Forumin e Dubrovnikut ka thënë se Bashkimi Evropian, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n, në aspektin e sigurisë është “tigër prej letre”.
Kryediplomatja e Kosovës ka thënë se BE-ja nuk mund të ofrojë paqe dhe siguri në Evropë.
“Pyetja kyçe është për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është se a mund dhe a është Bashkimi Evropian të garantojë siguri dhe paqe në Evropë? Vlerësimi im është që BE-ja nuk mundet. Sepse nuk është në gjendje dhe e aftë për të ofruar siguri. Arsyet janë të dukshme: Nuk ka vullnet politik, ka shumë mospajtim dhe pa SHBA-në dhe NATO-n, BE-ja është një “Paper Tiger” në aspektin e sigurisë. Për shkak se ju e dini këtë, kërkoni paqe në vazhdimësi. Mirëpo, kjo është e rrezikshme”, ka deklaruar Gërvalla.
Ndaj kësaj deklarate kanë reaguar emisari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin, Gabriel Escobar dhe emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrasja e trefishtë në Gllogjan, dëshmitarët tregojnë për sjelljen e të akuzuarve në natën kritike
Konfiskohen armë, municion dhe pajisje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan
Rama i hap rrugë privatizimit të banesave komunale në Prishtinë
Mësohet data e publikimit të rezultateve përfundimtare të regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian