LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet ultimatumi që Barcelona i ka vënë Williamsit nëse dëshiron që të ndodhë transferimi

Zbulohet ultimatumi që Barcelona i ka vënë Williamsit nëse dëshiron që të ndodhë transferimi

Barcelona është në dijeni se Nico Williams ka dyshimet e tij sa i përket transferimit në Kataloni këtë sezon dhe besohet se po përdorin të gjitha argumentet për ta bindur atë që ta pranojë këtë lëvizje.

Së fundmi u raportua se 22-vjeçari po favorizon më shumë qëndrimin tek Athletic Bilbao edhe një vit tjetër, se sa transferimin diku tjetër.

Drejtori sportiv Deco po bën të pamundurën për ta bindur Williamsin se tani është momenti i duhur për t’u transferuar tek blaugranasit.


Ai i ka shpjeguar atij se nëse kalon treni dhe ai nuk e shfrytëzon, ata nuk do ta presin atë edhe një vit tjetër, duke pasur në mendje se ata tentuan të negociojnë me Williamsin para se të nënshkruaj kontratën e fundit të rinovimit.

Kjo u shpjegua edhe nga mediumi Cadena SER, të cilët po ashtu thanë se Barcelona ka ambicie të mëdha për transferimin e Dani Olmos, pasi bisedimet me agjentin e tij u rihapën gjatë vikendit.

Williams besohet se i ka bërë një premtim vëllaut të tij Inaki Williams se do të luajnë së bashku të paktën për një sezon në Evropë para se të largohet.

Puna me trajnerin Ernesto Valverde i ka bërë shumë mirë Williamsit pasi ai tani përveç shpejtësisë dhe driblimeve, është edhe një ‘vrasës’ para portës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

La Liga

"Ata nuk përfaqësojnë vlerat e klubit" - Werder Bremen përjashton Ozilin dhe Wiesen nga ndeshja me legjenda për nderë të Diegos

Bundesliga
Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

Çmenduri në “Wanda Metropolitano” - Barcelona kthehet nga humbja brenda 20 minutash , duke marr fitore me aromë titulli

La Liga
Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Dy humbje poshtëruese radhazi të Juventusit, drejtori sportiv i bardhezinjëve befason me deklaratën për Thiago Mottan

Serie A
Arritje historike, Kosova U18 kualifikohet në Kampionatin Botëror

Arritje historike, Kosova U18 kualifikohet në Kampionatin Botëror

Hendboll
Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Tuchel bën një ndryshim të detyrueshëm në listën e lojtarëve të ftuar të Anglisë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori