LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet tabela e Ligës Premier nëse VAR nuk do të përdorej në këtë edicion: Arsenali, skuadra më e dëmtuar!

Zbulohet tabela e Ligës Premier nëse VAR nuk do të përdorej në këtë edicion: Arsenali, skuadra më e dëmtuar!

Tabela e Ligës Premier për edicionin 2020/21 do të dukej shumë ndryshe nëse VAR nuk do të përdorej.

Teknologjia u përdor për sezonin e dytë radhazi dhe përsëri shkaktoi polemikë përmes një bollëku golash të pavlefshëm dhe vendimeve të penalltive nga ndeshja e parë deri në të fundit.

Dhe The Sun ka bashkuar një tabelë që tregon se si do të ishin rezultatet nëse nuk do të kishte VAR. Në mënyrë të pabesueshme, Arsenali do të kishte siguruar një vend në Ligën e Kampionëve.


Topçinjtë përfunduan në vendin e tetë, një pikë prapa rivalëve të Londrës Veriore, Tottenhami – pavarësisht një fitore ditën e fundit ndaj Brighton.

Për herë të parë që nga 1995/96, Arsenali nuk do të marrë pjesë në konkurrencën evropiane sezonin e ardhshëm për shkak të pozitës së tyre në kampionat.

Tifozi i Liverpoolit përmbledh të gjitha vendimet e VAR-it dhe gjyqtarëve kundër The Reds për edicionin që sapo përfundoi
Lexo po ashtu Tifozi i Liverpoolit përmbledh të gjitha vendimet e VAR-it dhe gjyqtarëve kundër The Reds për edicionin që sapo përfundoi

Por, ky studim i ka vënë ata përpara Spurs, West Hamit dhe Chelseat.

West Ham do të kishte katër pikë më pak, duke rënë në të tetin dhe duke humbur në vendin e Ligës së Evropës.

Manchester City do të kishte fituar edhe ashtu kampionatin dhe kishte grumbulluar një numër gati identik të pikëve, por Manchester United dhe Liverpool do të kishin ndërruar vendet.

Liverpool, i cili kishte 12 vendime kundër tyre, do të kishte përmirësuar pozitën e tyre – ndërsa United do të kishte rënë me të njëjtën diferencë.

Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer kishte 11 vendime të VAR në favor të tyre, krahasuar me tetë kundër.

Një rast tjetër, Aston Villa do të kishte ngritur Evertonin në vendin e 10-të dhe megjithëse të njëjtat tre skuadra do të kishin rënë, West Brom do të kishte zënë vendin e fundit të rënies dhe të përfundonte një pikë përpara Fulham.

Gjatë sezonit, 123 vendime masive u ndryshuan – duke përfshirë 42 gola të pavlefshëm, 29 penallti të akorduara, 17 kartonë të kuq. /Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në trend Sport

Më shumë
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Ranieri i dorëzoi Valverdes një letër të vogël pas ndeshjes Bilbao-Roma, ja çfarë shkruhej

Liga e Evropës
Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Gjyqtari Marciniak thyen heshtjen, tregon se si erdhi deri te anulimi i penalltisë së Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Shkëlqeu në përballjet ndaj tyre, Liverpooli përgatit 100 milionë euro për yllin e PSG-së

Premier League
Kalo në kategori