LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet shpellë e re nënujore në Matkë (Video)

Zbulohet shpellë e re nënujore në Matkë (Video)

Gjatë realizimit të aktiviteteve të rregullta në liqenin dhe shpellën Vrelo, zhytësit vendor e kanë vërejtur hyrjen e shpellës së re nënujore dhe kanë vendosur ta hulumtojnë zonën në të cilën gjendet. Hyrja nuk vërehet lehtë meqë është shumë e fshehur pas zonës shkëmbore përreth dhe është shumë vështirë për tu qasur sepse hapësira për hyrje është shumë e ngushtë, theksohet në informatën e klubit shpellor-zhytës „Vrelo“ dhe klubit zhytës „Aquatec”, transmeton Telegrafi Maqedoni.

– Edhe përkundër qasjes së vështirë arritëm ta pushtojmë shpellën nënujore në të cilën hapet një galeri e madhe e cila ndahet në dy drejtime, respektivisht dy kanale, ka deklaruar Goce Dimitrievski, zhytës shpellor i certifikuar nga Vrelo.

Zhytësit supozojnë se ekziston ndërlidhje reciproke me Vrelo, për shkak të afërsisë së dy shpellave nënujore. Ata konsiderojnë që ndonjëra nga kanalet e brendshme të cilat i kanë vërejtur gjatë ekspeditës mund të shpie pikërisht tek ndonjëra nga galeritë e Vrelo.


Shpellat nënujore paraqesin pasuri natyrore dhe joshin si vizitorë vendas ashtu edhe të huaj, ndërsa  njëkohësisht sjellin edhe njohuri dhe rezultate të mëdha shkencore-hulumtuese. Shpellat nënujore janë shpesh burim i ujit të pastër. Prandaj uji në shpellën e re nënujore do të hulumtohet në mënyrë plotësuese përmes ekspeditave të mëtejme të zhytësve të „Aquatec“ dhe „Vrelo“, thuhet në këtë informatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Zafir Berisha për deklaratën e Lladrovcit për Limajn: Po e luan rolin e Burdushit, nuk biem në nivelin e tij

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Kurti i drejtohet BE-së me letër: Serbia po shtyp shqiptarët e Luginës së Preshevës

Lajme
KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

KQZ: Janë mbi 84 mijë vota nga diaspora, do të numërohen në një fazë të mëvonshme

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori