Zbulohet pse Donnarumma u largua në mënyrë të papritur nga PSG dhe iu bashkua Cityt

Portieri i kombëtares italiane, Gianluigi Donnarumma, u transferua çuditërisht nga PSG te Manchester City në fund të afatit kalimtar të transferimeve dhe tani ka mbërritur një shpjegim.
Trajneri Luis Enrique shpjegoi se ishte vetëm vendimi i tij, pasi donte një lloj tjetër portieri.
"Donnarumma nuk është më pjesë e ekipit dhe ky është vendimi im. Gigio është një nga portierët më të mirë në botë, por unë dua një lloj tjetër portieri", tha trajneri spanjoll.

Donnarumma dyshohet se kërkoi gjithashtu një pagë më të lartë, të cilën udhëheqësit parizienë nuk mundën ta jepnin.
PSG më pas solli Lucas Chevalier si zëvendësim, të cilin e sollën nga Lille për 40 milionë euro.
Donnarumma nënshkroi një kontratë pesëvjeçare me “Citizens”, me Cityn që i pagoi PSG-së 30 milionë euro. Portieri italian më parë ka luajtur për Milanin./Telegrafi/




















































