A ekziston një proteinë e aftë për të ngadalësuar ose përshpejtuar metabolizmin?
Sipas një studimi të publikuar në PNAS, një nga rolet e proteinës Augmentor-alfa do të ishte pikërisht të na bëjë të kuptojmë se kur është e përshtatshme të kursejmë energji në rast agjërimi, duke e vënë përkohësisht metabolizmin “në pauzë”.
Ky zbulim, thonë studiuesit e Yale, mund të jetë i dobishëm në zhvillimin e barna të reja për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme metabolike, shkruan fokus.it.
Augmentor-alfa shprehet kryesisht në neuronet agRP, të cilët ndodhen në hipotalamus (një rajon i trurit) dhe kanë për detyrë të na bëjnë të ndihemi të uritur: kur jemi agjërues rritet prania e proteinës në neurone, duke na komunikuar kështu se është rasti i kursimit të energjisë.
Duke krahasuar dy grupe minjsh, njëri në të cilin proteina ishte e pranishme në nivele normale dhe tjetri në të cilin mungonte, studiuesit vunë re se në rastin e parë brejtësit, në mungesë të ushqimit, reduktonin aktivitetin fizik dhe ruanin energjinë; në rastin e dytë, megjithatë, ata nuk ruanin energji dhe vazhduan të ishin shumë aktivë edhe kur ishin agjërues, duke mos marrë sinjale “stop” nga truri dhe për këtë arsye ishin shumë më të hollë se shokët e tyre.
Sipas studiuesve, frenimi ose rritja e efektit të proteinës mund të shërbejë për të kuruar sëmundje të ndryshme që lidhen me funksionimin e metabolizmit: një përmirësim i Augmentor-alfa do të ndihmonte ata që vuajnë nga anoreksia të rrisin peshën e tyre trupore për shembull, ndërsa frenimi i efektit të tij mund të ndihmojë ata që vuajnë nga obeziteti të heqin kilogramët e tepërt. /KP
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës