LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet portieri favorit për t’u transferuar te Real Madridi pas lëndimit të Courtois

Zbulohet portieri favorit për t’u transferuar te Real Madridi pas lëndimit të Courtois

Real Madridi është në kërkim të një portieri të ri për të paktën këtë sezon, pas një këputjeje dëshpëruese të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e Thibaut Courtois. Reprezentuesi belg u largua me barelë në stërvitje të enjten, dhe tani Los Blancos do të kthehen me forcë në treg.

Portieri 31-vjeçar ka të ngjarë të humbasë të gjithë, nëse jo pjesën më të madhe të sezonit për shkak të lëndimit, dhe një listë e ngushtë u hartua shpejt për zëvendësimin e tij.

Ajo listë përbëhej nga David de Gea, Yassine Bounou i Sevillas, Giorgi Mamardashvili i Valencias, Kepa Arrizabalaga i Chelsea dhe Dominik Livakovic i Dinamo Zagrebit, si dhe disa që përmendnin Keylor Navas në linjë për një rikthim.


Courtois do të mungojë për shumë muaj – tetë emra të njohur që mund të jenë zëvendësues të tij
Lexo po ashtu Courtois do të mungojë për shumë muaj – tetë emra të njohur që mund të jenë zëvendësues të tij

Shumë supozuan se De Gea ishte në krye të asaj liste, duke pasur parasysh se ai ndoshta ka reputacionin më të madh, është spanjoll dhe është i disponueshëm falas pasi u lirua nga Manchester United.

Megjithatë të enjten mbrëma, dolën raportet e para se marokeni Bounou mund të jetë favorit për t’u transferuar në Santiago Bernabeu.

Sipas mediumit Cadena Cope, një shifër rreth 20 milionë euro mund të jetë e mjaftueshme për ta bindur Sevillan të ndahet me të.

Një pjesë e arsyes është se Carlo Ancelotti ka dyshimet e tij për De Gean. Menaxheri italian nuk është i bindur nga spanjolli dhe ka vënë veton për ardhjen e tij.

Ndërsa nuk mund të përjashtohet plotësisht, duke qenë se ai është ndoshta më i lehtë për t’u blerë, duket e pamundur që Los Blancos të shkojnë kundër dëshirave të trajnerit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori