LAJMI I FUNDIT:

Policia shkatërron një tjetër laborator droge në Leposaviq – i dyshuari kapet në Jarinjë

Policia shkatërron një tjetër laborator droge në Leposaviq – i dyshuari kapet në Jarinjë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës dje rreth orës 07:30 ka pranuar një informatë se në shtëpinë e të dyshuarit R.V.(1981) në fshatin Graniqan, komuna e Leposaviqit dyshohej se ka të improvizuar laborator për kultivimin e bimëve te kanabisit.

“Njësia DHTN Mitrovicë Veri nën asistimin e zyrtarëve policor nga DRP Mitrovicë Veri kemi bërë bastisjen së bashku me objektet përcjellëse të shtëpisë ku gjatë bastisjes në një dhomë të shtëpisë kemi gjetur dhe sekuestruar 23 bimë të mbjella të dyshuar të kanabisit me gjatësi nga 40 cm deri ne 1.85 cm , si dhe pajisje tjera të cilat nevojiten për improvizimin e laboratorit (poqa,ventilim etj)”, ka bërë të ditur për Telegrafin, zëvendësdrejtori i policisë në veri, Veton Elshani.

Elshani ka shtuar se njësia e forenzikes ka bërë fotografimin dhe sekuestrimin e dëshmive.


“Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori nga departamenti i krimeve të rënda dhe me udhëzim të tij nga bimët merren disa mostra qe do të dërgohen në laborator kurse pjesa tjetër me urdhër të prokurorit shkatërrohen”, tha Elshani.

Elshani u shpreh se i dyshuari nuk është has në lokacion dhe gjendet në arrati.

“Rasti vazhdon të hetohet nga DHTN Mitrovicë Veri. Në lidhje me rastin i dyshuari R.V. (1981) rreth orës 19:30 është ndaluar dhe arrestuar në pikën kufitare në Jarinje se personi i dyshuar është ndaluar dhe me aktvendim të Prokurorit të Shtetit të dyshuarit i caktohet masa e ndalimit policor prej 48 orësh”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Përqindja e votave të partive politike – në sa komuna prijnë LVV, PDK e AAK-Nisma?

Lajme
Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Arrestohen pesë të dyshuar në Pejë, po planifikonin vrasje

Kronika e Zezë
Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Zelensky bisedë telefonike me Ramën, tregon çështjet që diskutuan

Lajme
Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Qindra çifte në listë të pritjes për IVF në QKUK

Shëndetësi
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Sakrifikimi për më shumë vota, numri i deputetëve të LVV-së, partisë të Guxo dhe Alternativës

Lajme
Kalo në kategori