Sot Policia e Kosovës i ka ndaluar tetë çekë, ku iu është zënë një flamur i Serbisë, një flamur anti kombëtarë, një dron, një kamerë, dy radiolidhje dhe gjashtë thika të vogla.

Lajmin dhe identitetin e tyre për Telegrafin e ka konfirmuar zyrtari për informim nga Policia e Kosovës në Ferizaj, Mehmetali Hajdini.


Vetë Hajdini ka qenë i përfshirë gjatë ditës së sotme në këtë aksion, duke treguar edhe detaje të aksionit.

Gjashtë nga tetë çekët e arrestuar janë: Jan Zorabic, Tereza Honkova, Jan Stiler, Jakub Grus, Filip Cervenka, Nikola Zborilova.

pajisjet e konfiskuara 2

Sipas Hajdinit, çekët janë futur në Kosovë, në herët.

Ata kanë vizituar komunën me shumicë serbe, Shtrepcën, ku janë takuar me nxënës në shkollat serbe.

Mjetet e zëna dyshohet se ata i kishin planifikuar që t’i përdorin në ndeshjen e Kosovë – Çeki, ku do të shfaqej flamuri në dron.

pajisjet e konfiskuara 1

“Mund të konfirmojë se një aksioni i  Policisë së Kosovës gjatë ditës së sotme janë arrestuar tetë shtetas nga Çekia të cilëve u janë konfiskuar një flamur i Serbisë, një flamur anti kombëtarë, një dron, një kamerë, dy radiolidhje dhe gjashtë thika të vogla”.

“Dyshimet janë se do t’i përdornin këto mjete në ndeshjen e Kosovës me Çekinë. Aktualisht personat janë duke u intervistuar”, ka deklaruar Hajdini për Telegrafin.

Ndeshja Kosovë-Çeki do të zhvillohet të shtunën nga ora 15:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app