Arkeologët kanë zbuluar në veri të Perusë një faltore që daton më shumë se 1,000 vjet, ku gjendeshin kufomat e 18 qenieve njerëzore dhe disa lamave, njoftoi media peruane.
“Ky varr ceremonial, në formë D-je, u zbulua në faltoren Santa Rosa, që është ndërtuar mes viteve 800 dhe 900 e.s., në provincën e Çiklajos në rajonin e Lambajekës”, citohen përgjegjësit të ekipit të studiuesve, Edgar Bracamonte, i cituar nga agjencia zyrtare peruane e lajmeve, Andina.
“Ky zbulim lidhet me arkitekturën ceremoniale dhe politike të kulturës Huari me origjinë nga Ajakuço, në rajonin e Andeve dhe që u shtri nga brigjet deri në pyjet e Kuskos”, shpjegon arkeologu.
“Faltorja është ndërtuar me tulla balte të papërpunuara, të lidhura mes tyre po me baltë. Brenda kishte dhe jashtë faltores kishte 18 trupa të varrosur, gjashtë gra dhe 12 burra, që mendohet se janë sakrifikuar”, sipas Bracamonte.
“Duke parë mënyrën se si janë varrosur, kufomat e gjetura përkojnë me periudhën përfundimtare të civilizimit Huari në veri”, gjithnjë sipas arkeologut.
Sipas tij, kufomat e gjetura, me kokë të prerë dhe duar të lidhura, i përkisnin komunitetit të një kulture tjetër.
Studiuesit kanë zbuluar gjithashtu objekte prej metali, vathë prej druri, lugë, shigjeta me gurë vullkanik dhe minerale që gjenden në rajonin e veriut. /ata/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë