Zbulohet arsyeja pse Pogba nuk ka luajtur ende tre muaj pas rikthimit në futboll

Është zbuluar arsyeja pse mesfushori Paul Pogba nuk ka luajtur ende pavarësisht rikthimit të tij në futboll tre muaj më parë.
32-vjeçari fillimisht u pezullua për katër vjet pasi rezultoi pozitiv për DHEA - një përbërës që nxit prodhimin e hormoneve në trup, përfshirë testosteronin.
Megjithatë, mesfushori francez pa pezullimin e tij të reduktohej në 18 muaj pas një apelimi të suksesshëm.
Pasi ndalimi i tij mbaroi, Pogba nënshkroi për klubin e Ligue 1, Monaco, në muajin qershor.

Megjithatë, ish-ylli i Manchester United dhe Juventus ende nuk ka dalë në fushë për klubin e tij të ri, pavarësisht se sezoni 25/26 ka filluar tash e sa kohë.
"Ne presim një proces tremujor. Sporti i nivelit të lartë ka shumë të bëjë me shkencën dhe nuk është i lehtë. Monaco është një nga ekipet më intensive në Ligue 1 dhe luan me një stil që kërkon që ai të jetë në formë të mirë", ka thënë në korrik, Drejtori i Përgjithshëm i Monacos, Thiago Scuro.
Tani, trajneri i Monacos, Adi Hutter, ka deklaruar se Pogba po i afrohet gjithnjë e më shumë formës së plotë fizike dhe po ia del mirë me planet stërvitore që i janë dhënë nga klubi.
Gjithashtu është përmendur se Pogba nuk do të rikthehet me nxitim në fushë pavarësisht një krize të vazhdueshme lëndimesh.

“Nuk mund ta krahasojmë situatën e Paul Pogbas [me atë të Ansu Fatit]. Fati është shumë më i ri se Paul. Ansu ka qenë duke u stërvitur për një kohë të gjatë. Sot, Paul po përdoret gjithnjë e më shumë”, ka thënë fillimisht Hutter.
"Jemi në procesin tonë. I kemi dhënë vetes tre muaj. Ai po i afrohet grupit. Është mirë fizikisht dhe mendërisht. Është një konsideratë. Me të lënduarit, e shqyrtojmë këtë, por nuk ka kuptim të sjellim dikë vetëm për të thënë se e kemi dikë”, përfundoi trajneri i Monacos.
Më parë është pohuar se Pogba mund të bëjë rikthimin e tij të shumëpritur në fushë pas pushimit ndërkombëtar të tetorit. /Telegrafi/


















































