Organet e rendit në Gjermani ka arritur të identifikoj tre persona si të dyshuar për vrasjen e Besar Nimanit, boksierit kosovar i cili u vra të shtunën e 9 marsit në Gjermani.

Tre personat e dyshuar janë një serb dhe dy kurdë.


Kështu ka konfirmuar për Gazetën Insajderi vëllai i boksierit, Berat Nimani, duke shtuar se nesër do të bëhen publik identitet e tyre.

“Më kanë informuar që nesër bëhet publik identiteti i tyre, janë futur edhe në listën e INTERPOL-it. Dihet me emra dhe mbiemra kush janë. Të dyshuar janë një serb dhe dy kurdë”, deklaroi ai.

Tutje sipas informatave që policia I ka treguar, dyshohet se të dyshuarit janë larguar nga Gjermania.

telegrafi sport app