Zbulohen sekretet anti-plakje: Si ia bën 50 vjeçarja J.Lo të duket si 30 vjeçare

Si duken shumica e 50-vjeçareve? Ndoshta nuk e dimë saktë, por sigurisht se nuk duken si Jennifer Lopez.
Këngëtarja dhe aktorja e njohur amerikane është nënë e dy fëmijëve, ndërkaq i mbush 50 vjet me 24 korrik të këtij viti. Pavarësisht kësaj moshe, ajo është ende seksi dhe shumica vlerësojnë se duket vetëm si 30 vjeçare, transmeton Telegrafi.
Në trupin e saj ajo nuk ka ndërhyrje kirurgjike. Është e vërtetë se është e pasur dhe ka lidhje, mund t’i përballojë regjimet më të mira të kujdesit të lëkurës dhe trajnerët më të shtrenjtë, por jo çdo aktore duket si J.Lo.
Cili është sekreti i saj?
J.Lo është shumë e hapur për dietat e saja, ushqimet fizike dhe rutinat për kujdesin e lëkurës. Ajo bën një jetë të thjeshtë e të shëndetshme, ndërkaq aktivitetet i ndan me miliona fansa që i ka anë e mbanë botës.
J.Lo nuk han ushqime të përpunuara dhe të fërguara. Ajo han ushqime shumë të shëndetshme, ndërkaq e shmang bukën, çokollatën, biskotat, pulat e fërguara, patatet e fërguara, hamburgerët dhe çdo ushqim tjetër të pashëndetshëm që mund t’i shkaktojë shtim të peshës.
Ajo kryesisht han shumë perime, ku ndër ushqimet e saja të preferuara janë brokoli, specët, kungulli i njomë, etj. Për darkë, ajo konsumon proteinë me quinoa.
Një nga faktorët që kontribuon në barkun e sheshtë të Jennifer Lopez është ngrënia e darkës në kohën e duhur. Bashkë me binjakët e saj të mahnitshëm, Max dhe Eme, Jennifer Lopez pëlqen ta hajë darkën në ora 18:30 çdo mbrëmje.
Kjo është koha ideale për ta ngrënë shujtën e fundit, sepse konsumimi i ushqimit më vonë e bën trupin më të prirë t’i ruajë kaloritë dhe të formojë yndyra të organeve të brendshme.
J.Lo nuk hanë as akullore, ëmbëlsira, burrito, waffle, etj., por pëlqen të hajë kryesisht pemë e perime.
Lëkura e përsosur e Jennifer Lopez…
J.Lo ka një lëkurë të përsosur. Ajo nuk i sakrifikon orët e gjumit sepse e din që janë të rëndësishme. Mungesa e gjumit mund të shkaktojë mosbalancim të hormoneve, prandaj sigurohet t’i bëjë çdo ditë të paktën nga shtatë orë gjumë. Ajo gjithashtu konsumon shumë ujë gjatë ditës, gjë e cila e ndihmon trupin e saj t’i largojë toksinat.
Sidoqoftë, sekreti kryesor i saj për lëkurë të mahnitshme qëndron në ekspozimin e kufizuar në diell. Ajo rrallëherë qëndron në diell dhe, nëse e bën këtë, ajo sigurohet të vë shumë krem kundër diellit.
J.Lo gjithashtu ka treguar se lëkura e saj është e mrekullueshme për shkak se nuk e dëmton atë duke pirë duhan, alkool dhe (në mënyrë të pabesueshme) kafe.
J.Lo nuk i përjashton as ushtrimet fizike
J.Lo është e çmendur pas ushtrimeve fizike. Muskujt e barkut dhe duart e përsosura nuk vijnë nga qielli. Ajo ka punuar shumë për t’i fituar ato, por punon shumë edhe për t’i mbajtur. J.Lo ushtron çdo mëngjes me trajnerët personalë para se t’ia fillojë ditës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMegan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Sa lindje me operacion mund të ketë një grua?

Bella Hadid në qendër të vëmendjes në sfilatën e Saint Laurent për sezonin vjeshtë-dimër 2025-2026
Bella Hadid pozon me bikini të vogla të bardha teksa u jep fansave një vështrim në botën e saj përmes fotografive
10 më të bukurat: Nga të gjithë parametrat estetikë, ato janë femra me tipare të përsosura të fytyrës!

Ja si duket në të vërtetë një prerje cezariane: Çdo detaj regjistrohet, nga prerja e parë deri te qepja e fundit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Mbushet me vetura luksoze depo e Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara, kritikohen prokurorët

Thahet liqeni i Vërmicës, dalin në pah piramidat ndarëse dhe pika e kufirit që ndau shqiptarët

Ndërron jetë babai i ish-presidentit Hashim Thaçi

Ylli i Liverpoolit i thotë ‘po’ Barcelonës – transferimi i tij mund të mbyllet për 75 milionë euro

Rama: Baba iku krenar, Hashim

Pacolli reagon për keqpërdorimin e fotove familjare në TikTok: Paralajmëron masa ligjore