LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen pamjet e para të Samsung Gear VR

Zbulohen pamjet e para të Samsung Gear VR

SamMobile e ka konfirmuar ekzistencën e Gear VR, pajisjen e realitetit virtual nga Samsung, e cila do të debutojë në shtator së bashku me fabletin e ri të Samsung, Galaxy Note 4 në panairin e madh të teknologjisë në Berlin, IFA 2014.

Në fakt, këto janë pamjet e para të Gear VR, e cila thuhet se do të jetë e lidhur me pajisjet tjera të linjës Galaxy, përmes portit USB 3.0.

Gear VR besohet se do ta përdor akselerometrin dhe gjiroskopin e telefonit të Samsung, si dhe fuqinë e procesorit të pajisjes për ti dhënë mundësi pajisjes së realitetit virtual të lidhur me kokën e përdoruesit, për të dhënë pamjet e realitetit virtual, pa përdor asnjë sensor të vetin, i cili do të ishte i integruar në pajisje.

Nëse del të jetë kështu, atëherë i bie që pajisja e re e Samsung do të mund të krijohet më shpejtë sesa pritej, dhe do ti ulë kostot e krijimit të pajisjes.


Më tej, thuhet se Gear VR do ta ketë edhe një ekran të vogël të ndjeshëm në prekje, i cili do t’ua mundësojë përdoruesve ta shohin botën përmes kamerave të pasme nga telefonat e tyre.

Siç është thënë deri më tani, Samsung do ta zhvillojë harduerin e Gear VR, ndërsa Oculus VR do të jetë përgjegjëse për pjesën softuerike të pajisjes, ku me siguri se do të përfshihen edhe disa nga aplikacionet e famshme mobile që ne i përdorim sot. / Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Teknologji
Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Ai themeloi faqen e internetit Wikipedia - tani ka një kërkesë për Elon Muskun

Teknologji
Ky prodhues i telefonave inteligjentë sapo ka zbuluar informacionet personale të përdoruesve - dy herë - pa dashje

Ky prodhues i telefonave inteligjentë sapo ka zbuluar informacionet personale të përdoruesve - dy herë - pa dashje

Teknologji

"Google duhet të shesë Chrome", Departamenti amerikan i Drejtësisë nuk heq dorë nga qëndrimi

Teknologji
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë

Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"

Google Maps po merr një përditësim të madh - a do ta shfrytëzoni?

Google Maps po merr një përditësim të madh - a do ta shfrytëzoni?

Teknologji
Kalo në kategori