Kriza e shkaktuar nga coronavirusi ka detyruar shumë klube që të ulin pagat e lojtarëve, derisa disa të tjera kanë përjashtuar një pjesë të stafit.

Por, Championshipi duket se nuk po e ndjenë krizën e shkaktuar nga pandemia botërore dhe kjo tregohet nga pagat e majme që i përfitojnë stafi teknik.


Duke mos përfshirë këtu lojtarët që paguhen mbi një milion euro, ka staf mjekësor dhe ata që përkujdesen për fanellat e lojtarëve, e që paguhen shumë.

The Championship features big spenders such as Leeds United, the current leaders Foto: Daily Mail

Një lojtar në Championshipin e Anglisë paguhet rreth 1.5 milionë funte në sezon, ai në ligën e parë merr 247 mijë funte dhe në ligën dy paguhen 113 mijë funte në edicion.

Trajneri merr një pagë mbi 800 mijë funte në sezon, derisa asistenti i tij paguhet më pak, mbi 200 mijë funte.

Më poshtë keni pagat e listuar të stafit teknik te klubet nga Championshipi, derisa këto të ardhura kaq të larta vijnë më shumë nga të drejtat televizive dhe marketingu.

Dhe...personi që merret me pastrimin e fanellave fiton plotë 56 mijë euro gjatë një sezoni. /Telegrafi/

27716166 8262315 image a 3 1588061928960 Foto: Daily Mail

telegrafi sport app