LAJMI I FUNDIT:

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit

Identifikohen kufomat e shtatë viktimave të zhdukur të Masakrës së Kralanit
Foto ilustruese

Mbetjet mortore të disa viktimave të Masakrës së Kralanit, një nga krimet më të rënda të kryera nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë, janë gjetur në një varr masiv në fshatin Bishtazhin të Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur, i cili, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ka njoftuar sot familjet e shtatë viktimave për identifikimin e tyre.

“Pas përfundimit të analizave të ADN-së dhe procesit të identifikimit final nga IML, janë identifikuar shtatë viktima të ekzekutuara gjatë Masakrës së Kralanit. Familjarët e tyre janë informuar për gjetjen dhe identifikimin e mbetjeve mortore”, thuhet në njoftimin zyrtar.


Mbetjet e viktimave janë zhvarrosur nga varri masiv në Bishtazhin, ndërsa procesi i identifikimit vazhdon edhe për pesë persona të tjerë nga lista e personave të zhdukur.

Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka bërë të ditur se mbetet në të drejtën e familjeve të vendosin për datën dhe vendin e rivarrimit, ndërkohë që institucionet përkatëse do të ofrojnë mbështetje të plotë për të gjitha kërkesat e tyre, përfshirë organizimin e ceremonisë së rivarrimit.

Kosova dhe Serbia më 17 dhjetor janë pajtuar për zbatimin e plotë të deklaratës së përbashkët për personat e zhdukur gjatë një takimi trepalësh mes kryenegociatorëve të dyja vendeve ne të dërguarin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje më 2023 për Deklaratën e përbashkët për personat e zhdukur,në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Zotimet që u bënë me këtë deklaratë, përfshijnë: qasje të plotë në informacione të besueshme, mes tyre edhe ato me status të klasifikuar; vënie në dispozicion të të gjitha dokumenteve me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të zhdukur, si dhe punë të përbashkët përmes një komisioni të kryesuar nga Bashkimi Evropian.

Por, deri tani, asnjë prej këtyre nuk është realizuar në praktikë.

Sipas organizatave joqeveritare, trupat e rreth 1,000 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës janë gjetur në varreza masive në Serbi, ndërsa rreth 1,600 persona të tjerë ende konsiderohen të zhdukur në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët

Lajme
Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Qytetarët pranuan SMS me përmbajtje të rreme, u kërkohej pagesa për gjoba të pretenduara në trafik

Lajme
“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

“Bjeshkët në këtë fotografi nuk i takojnë Serbisë” - Ambasada gjermane përballet me komentuesit serb për bjeshkët e Kosovës

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Rutte njoftohet nga komandanti i KFOR-it rreth situatës së sigurisë në Kosovë

Siguri
Kalo në kategori