LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen detajet e testamentit të Liam Payne: Kush do ta trashëgojë pasurinë e tij?

Zbulohen detajet e testamentit të Liam Payne: Kush do ta trashëgojë pasurinë e tij?
Liam Payne

Liam Payne u varros sot në Britaninë e Madhe.

Këngëtari vdiq më 16 tetor dhe ka lënë pas vetes mbi 65 milionë euro.

Domethënë, para disa vitesh, Payne bëri një lloj testamenti sipas të cilit, në rast vdekjeje të papritur, gjysmën e parave do ta trashëgonte djali i tij shtatëvjeçar Bear Grey.


Prindërit e Liam Payne në funeral

Kështu djali do të marrë më shumë se 35 milionë euro, ndërsa gjysmën tjetër të parave nuk dihet se kush do ta trashëgojë.

Payne ka vetëm një fëmijë, të cilin e mirëpriti në vitin 2017 me të dashurën e tij të atëhershme, këngëtaren Cheryl Cole. Çifti u nda një vit më vonë, por mbeti në marrëdhënie të mira.

E ëma e Liam Payne nuk përmbahet, shihet në lot gjatë gjithë varrimit të tij
Lexo po ashtu E ëma e Liam Payne nuk përmbahet, shihet në lot gjatë gjithë varrimit të tij

Gjithashtu, artisti i njohur ka blerë një shtëpi për ish-të dashurën dhe djalin e tij për katër milionë euro dhe është zhvendosur vetë në lagje për t’u afruar me ta.

Ish-yjet e “One Direction” në funeralin e Liam Payne

Meqë ra fjala, Liam Payne dhe Cheryl Cole u njohën në “X Factor” ku ajo ishte anëtare e jurisë dhe ai tregoi talentin e tij muzikor.

Në atë kohë ai ishte më pak se 15 vjeç. Ata u takuan sërish në vitin 2016, kur nisën edhe lidhjen. /Telegrafi/

Liam Payne u varros sot