LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen detaje të reja për OnePlus 2

Zbulohen detaje të reja për OnePlus 2

Gjatë javëve të fundit, blogjet dhe ueb faqet e ndryshme të teknologjisë kanë lëshuar disa specifika për telefonin e ri të kompanisë tashmë të famshme kineze, One Plus dhe modelin e saj të ri OnePlus 2.

Disa prej këtyre informatave kanë dalur edhe nga vet kompania. Së fundmi janë zbuluar edhe detaje të reja të harduerit dhe performancës që do ta ofrojë për përdoruesit e saj OnePlus 2.

Sipas mediave të shumta thuhet se OnePlus 2 do të ketë ekran me 5.5 inç dhe 1080p.

Raportet bëjnë të ditur se pajisja e re do të ketë bateri me 3300 mAh, kamerë për foto dhe video prej 16 megapiksel, dhe kamerë frontale prej 5 megapiksel.


Më herët, kompania kineze ka zbuluar zyrtarisht se OnePlus 2 do të fuqizohet nga procesori Qualcomm Snapdragon 810, RAM memoria prej 4GB dhe skaneri për gisht.

Çmimi i pajisjes thuhet se të jetë rreth 450 dollarë. (Telegrafi)