LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen detaje të reja për grabitësin e vrarë në Shqipëri

Zbulohen detaje të reja për grabitësin e vrarë në Shqipëri

Grabitësi i vrarë u identifikua këtë të mërkurë si Admir Murataj. Gazetarja Klodiana Lala tha në emisionin “Opinion” se policia kishte shumë të vështirë pasi veç maskës ai kishte bërë dhe ndërhyrje estetike.

“Admir Murataj, zyrtarisht është identifikuar mëngjesin e sotëm. Pasi policia ka vajtur në vendngjarje ka zbuluar që personi i vrarë nuk ishte ai që në dukej në foto. Më pas është zbuluar se kishte bërë ndërhyrje estetike, në pjesën e hundës dhe të mollëzave. Sot ka një imazh të shumë të ndryshëm nga ky që shikojmë në foto.


Policia shqiptare ka dërguar gjurmët ë gishtërinjve në Greqi. Policia greke kishte profilin gjenetik, pra më shumë informacione se policia shqiptare. Ka pasur dëmtime të forta në fytyrë për shkak të plumbit” – tha Lala. /Lapsi.al/