LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet arsyeja e arrestimit të ish drejtorit të Regjistrit Qendror, Popovski

Zbulohet arsyeja e arrestimit të ish drejtorit të Regjistrit Qendror, Popovski
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, Maqedonia e Veriut/ Foto: Telegrafi

Prokuroria Themelore Publik Shkup mori Urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër pesë personave, nga ku një është keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizimeve, ndërsa katër të tjerët dyshohen për ndihmë gjatë kryerjes së kësaj vepre penale.

“Në periudhën nga 16.12.2014 deri në vitin 29.05.2017, i dyshuari i parë si ushtrues detyre drejtor i Regjistrit Qendror, ka tejkaluar kufijtë e autorizimit të tij, dhe me gojë ka dhënë urdhër që një e punësuar të evidentohet se është në punë në mënyrë të rregullt në listat mujore që i ka përgatitur Reparti për resurse njerëzore, edhe pse ka qenë i vetëdijshëm gjithë kohës se punëtorja nuk do të jetë në punë, por do të angazhohet për aktivitete partiake për një parti politike”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike, njofton Telegrafi Maqedoni.


Nga PTHP shtojnë se kjo listë është dorëzuar në Repartin për punë financiare dhe punëtorja ka marrë pagë dhe kontribute të pagës, me çka, siç cekin nga PTHP, është dëmtuar buxheti i institucionit.

Arrestohet ish drejtori i Regjistrit Qendror, Andrea Popovski
Lexo po ashtu Arrestohet ish drejtori i Regjistrit Qendror, Andrea Popovski

“Katër të punësuarit e tjerë, nga ku tre persona janë nga Reparti për resurse njerëzore në Regjistrin Qendror dhe një person përgjegjës për punën e Zyrës rajonale të regjistrit Shkup, dyshohen se me vetëdije kanë ndihmuar drejtorin në kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftimi e Prokurorisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori