LAJMI I FUNDIT:

Zanetti: Ndeshja ndaj Barcelonës shumë e rëndësishme, nuk ka favorit

Zanetti: Ndeshja ndaj Barcelonës shumë e rëndësishme, nuk ka favorit
Javier Zanetti (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

Javier Zanetti beson se përplasja e sotme e Interit në Ligën e Kampionëve me Barcelonën, do t’i tregojë ekipit italian se ku është.

Interi ka filluar fuqishëm në Serie A këtë sezon me gjashtë fitore nga gjashtë ndeshje, por u zhgënjyen në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve, duke barazuar 1-1 në shtëpi ndaj Slavia Pragës.

“Gjithmonë është një lojë e rëndësishme, këto janë dy ekipe të pasura me histori dhe traditë. Nuk mund ta pres këtë ndeshje”, ka thënë fillimisht Zanetti.


Statistika, analizë dhe parashikim: Barcelona - Inter
Lexo po ashtu Statistika, analizë dhe parashikim: Barcelona - Inter

“E njoh mirë Leo Messin. Gjëja e rëndësishme është që ai të rikuperohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne e dimë se çfarë lloj lojtari është dhe duke e pasur kundër atë është gjithmonë i ndërlikuar”.

“Kemi pasur një fillim të shkëlqyeshëm, por sezoni është ende i gjatë. Mbeten shumë lojë. Ndeshja e sotme është shumë e rëndësishme sepse do të na tregojë se ku jemi”.

Nënkryetari i Interit ishte pjesë e ekipit që fitoi trofeun në vitin 2010, duke eliminuar Barcelonën gjatë rrugës në gjysmëfinale dhe ka folur për këtë.

Barcelona - Inter, formacionet e mundshme të super ndeshjes
Lexo po ashtu Barcelona - Inter, formacionet e mundshme të super ndeshjes

“Nuk ka favoritë në këto ndeshje. Ndeshja do të jetë ndërmjet dy skuadrave të shkëlqyera me lojtarë të shkëlqyeshëm, dhe duhet të luhet”.

“Ardhja këtu është gjithmonë e vështirë, por ne besojmë në shanset tona”, përfundoi legjenda e Interit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori