Në arkivën e Gjykatës së Lartë presin ende për t’u gjykuar 20 mijë dosje. Aktualisht në këtë gjykatë kanë mbetur 10 gjyqtarë, pasi pesë të tjerëve u ka mbaruar mandati, ndërsa katër gjyqtarë kanë dhënë dorëheqjen.
Tashmë kjo gjykatë ka ngelur me numrin më të ulët në historinë e saj të gjyqtarëve dhe të ndihmësve ligjorë, që sipas ligjit të ri duhet të jenë magjistratë.
Shpresa e fundit ngelet ngritja e organeve të reja të qeverisjes gjyqësore, në të kundërt edhe pesë vitet e ardhshme stoku i dosjeve në arkiva do të jetë shqetësimi kryesor.
“Padyshim që me reformën normalisht që çështjet do të marrin drejtim. Presim të shohim çdo behet, por normalisht numri i gjyqtarëve dhe ndihmësve ligjorë duhet të rritet, sepse ne po punojmë në kushte tepër të vështira. Duhet thënë nga ana tjetër që treguesi që kemi në aktualisht në shqyrtimin e dosjeve për 6-mujorin e parë të këtij viti, nuk janë të ulta. Në total janë rreth 2 mijë dosje që janë shqyrtuar në Gjykatën e Lartë në gjashtë muajt e parë të këtij viti. Janë 2 mijë dosje, prej të cilave janë marrë rreth 2 mijë vendime, ku më shumë se gjysmën e ka bërë Kolegji Administrativ, 360 Kolegji Civil, shumë pak dhe rreth 570 të tjera nga Kolegji Penal. Kjo është jashtë çdolloj standardi. Para disa vitesh, ky ishte numri i çështjeve që shqyrtohej në një vit”, deklaron kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.
Por, cila është zgjidhja në mënyrë që qytetarët të mos vijojnë të presin?
“Zgjidhjet nuk i kemi ne. Më përpara ishte kuadri kushtetues i tillë, që gjyqtarët vinin në Gjykatën e Lartë, ashtu si në Gjykatën Kushtetuese me dekretim të Presidentit dhe me pëlqim nga Parlamenti. Tani kjo formulë ka ndryshuar dhe është kompetencë e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Por Këshilli i Lartë Gjyqësor ende nuk është krijuar. Uroj dhe shpresoj që KLGJ të formohet sa më shpejt dhe sigurisht që do të zgjidhen gjyqtarë të rinj e do ketë një organizim tjetër”, shton Zaganjori.
Për shkak të stokut të trashëguar në vite, por edhe fluksit të rekurseve që depozitohen nga çdo gjykatë në vend, situata është bërë akoma më e ngarkuar edhe nga dorëheqjet më të fundit prej përfundimit të mandatit.
“Muajt e fundit situata është përkeqësuar ndjeshëm për shkak të një sërë rrethanash. Stoku ka ardhur duke u rritur. Kryesore është angazhimi dhe përqendrimi me reformën dhe se dyti vjen reduktimi i ndjeshëm i numrit të gjyqtarëve si dhe i stafit të ndihmësave ligjorë, ku më shumë se gjysma janë larguar. Po kështu edhe reduktimi i ndjeshëm i numrit të gjytarëve. Ne e kemi përsëritur disa herë që duhet të jemi 19 gjyqtarë”, thotë kreu i Gjykatës së Lartë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPlani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë
Po planifikonin vrasjen e një personi, arrestohen katër të dyshuar në Pejë dhe Prishtinë
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?