LAJMI I FUNDIT:

Zaev: Motivojmë kompanitë të investojnë, të hapim dyert ekonomike për vendin tonë

Zaev: Motivojmë kompanitë të investojnë, të hapim dyert ekonomike për vendin tonë

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev së bashku me zëvendëskryeministrin për Çështje Ekonomike Koço Angjushev dhe minstrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi mori pjesë në panel diskutimi, ku realizoi disa takime në kuadër të agjendës politike dhe ekonomike, gjatë qëndrimit të tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

“Saktë para një viti, këtu në Davos, kur kryeministri i Republikës së Greqisë, Alexis Tsipras, për herë të parë kishim takim dhe hapëm ardhmërinë për vendin tonë. Arritëm marrëveshje për ardhmërinë e Maqedonisë. Për gjeneratat e tashme dhe të ardhme, hapëm portat për ardhmërinë shpresëdhënëse dhe me perspektivë për qytetarët tanë. Dhe tani, pas një viti jam këtu me nënkryetarin për çështje ekonomike të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Koço Angjushev dhe ministrin e ekonomisë Kreshnik Bekteshi, tërësisht të përfshirë në agjendën ekonomike. Këtu, këtë vit hapëm dyert ekonomike për ardhmërinë me perspektivë të vendit tonë, Republikës së Maqedonisë”, tha Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai shtoi se beson se kjo mundësi, që i jepet vendit si ftesë që për herë të dytë të jetë e pranishme në Davos konfirmon se Maqedonia është pjesë e botës demokratike globale dhe pjesë e të gjitha planeve të ekonomive të cilat bota i zhvillon dhe i planifikon në periudhën e ardhshme./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

Lajme
Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Nga ngrohja në Prishtinë te infrastruktura, si po ndikon pezullimi i fondeve të BE-së për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori