LAJMI I FUNDIT:

YouTube pezullon llogarinë e senatorit Rand Paul për një video që pretendon se maskat janë të paefektshme ndaj COVID-19

YouTube pezullon llogarinë e senatorit Rand Paul për një video që pretendon se maskat janë të paefektshme ndaj COVID-19

Platforma YouTube ka pezulluar llogarinë e senatorit Rand Paul të martën për postimin e një videoje që pretendonte se maskat e fytyrës prej pëlhure nuk ishin efektive kundër coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, senatori Rand Paul, një republikan në Kentucky, është pezulluar nga YouTube për shtatë ditë për një video që pretendon se maskat janë joefektive në luftimin e Covid-19, sipas një zëdhënësi të YouTube.


Dhe pas kësaj ka ardhur reagimi i Paul, i cili kritikoi vendimin e YouTube në një cicërimë të martën në Twitter.

“… ’Të çmendurit’ e majtë në YouTube më ndaluan për 7 ditë për një video që citon 2 artikuj të rishikuar nga kolegët që thonë se maskat e rrobave nuk funksionojnë”, shkroi ai.

Bëhet fjalë për një nga senatorët amerikanë i cili në mars të vitit 2020 kishte mbështetur një deklaratë të senatorit amerikan David Perude i cili tha se SHBA duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë, nëse qeveria nuk e heq taksën ndaj Serbisë.

Pas David Perude, edhe senatori Rand Paul kërkon tërheqjen e trupave nga Kosova
Lexo po ashtu Pas David Perude, edhe senatori Rand Paul kërkon tërheqjen e trupave nga Kosova

“… Është koha për t’i sjellë trupat tona në shtëpi pas kaq vitesh atje…”, kishte shkruar në Twitter senatori Paul.

Ndryshe, sipas mediave amerikane, pezullimi vjen në të njëjtën ditë kur Twitter ndaloi llogarinë e republikanes së Georgias, Marjorie Taylor Greene për një javë pas një shkeljeje tjetër të rregullave të platformës.

Greene shkroi në Twitter të hënën se Administrata e Ushqimit dhe Barnave “nuk duhet të miratojë vaksinat kundër Covid-19”.

Ajo gjithashtu pretendoi se vaksinat “po dështonin” dhe se ato ishin joefektive në zvogëlimin e përhapjes së virusit.

Si përgjigje, Twitter (TWTR) e etiketoi postimin si çorientues dhe e pengoi Greene të postonte në Twitter për një javë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori