LAJMI I FUNDIT:

Ymer Fejzullahu zgjedhet President i ECRB-së, Kosova udhëheq organin rajonal të rregullatorëve të energjisë

Ymer Fejzullahu zgjedhet President i ECRB-së, Kosova udhëheq organin rajonal të rregullatorëve të energjisë

Zyra e Rregullatorit për Energji ka njoftuar se Kosova për herë të parë pas nënshkrimit të Traktatit të Athinës në vitin 2005 merr udhëheqjen e Presidencës së ECRB.

Sipas njoftimit thuhet se Bordi Rregullativ i Komunitetit të Energjisë ka zgjedhur kryesuesin e ZRRE-së, Ymer Fejzullahun si President të ri të ECRB-së.

“Bordi Rregullativ i Komunitetit të Energjisë (ECRB), pas dështimit në përzgjedhjen e Presidentit ne dy takimet e rregullta, në takimin e tij të jashtëzakonshëm të mbajtur më 05.06.2024 në Athinë, pas disa raundesh votimi, ka zgjedhur Kryesuesin e Zyrës së Rregullatorit për Energji, Ymer Fejzullahu si Presidentin e ri të ECRB-së. ECRB është organi i pavarur rajonal i rregullatorëve të energjisë në Komunitetin e Energjisë, dhe drejtohet nga Bordi i përfaqësuesve të nivelit të lartë nga agjencitë kombëtare rregullatore të energjisë të palëve kontraktuese, vëzhguesve dhe pjesëmarrësve të Komunitetit të Energjisë”, thuhet në njoftim.


ZRRE shton se mandati i Fejzullahut si President i ECRB është në kohëzgjatje prej dy vitesh.

“Presidenti i ECRB-së ka një rol unifikues dhe vepron për të siguruar që të gjithë anëtarët dhe pjesëmarrësit e ECRB-së të punojnë me një qëllim të përbashkët për të përmbushur rolet e tyre sipas Traktatit të Komunitetit të Energjisë”, thuhet në njoftim.

Në fjalën e tij me rastin e pranimit të detyrës se re, Fejzullahu falënderoi të gjithë për besimin e dhënë me rastin e përzgjedhjes si President i ECRB-së.

“Është nder dhe privilegj për mua por njëkohësisht është edhe përgjegjësi jashtëzakonisht e madhe udhëheqja e ECRB-së. Shkëmbimi i njohurive dhe përvojave rregullative është theksuar si asnjëherë më parë në vitet e fundit kur të gjitha shtetet tona kanë kaluar një krizë të paprecedentë energjetike, por me përvojën që kemi ndare me njëri-tjetrin ia kemi dalur mbanë të tejkalojmë këtë krizë me pasoja minimale.

Tani para nesh, ndër tjerash, kemi transpozimin e paketës së fundit të Direktivave Evropiane të Energjisë si dhe zbatimin e saj, dhe kjo do të sjellë shumë sfida, por besoj shumë se me ndihmën dhe kontributin e secilit prej nesh do t’i tejkalojmë së bashku”, ka deklaruar Fejzullahu. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Valicon: Përzgjedhen fituesit për sondazhin parazgjedhor 2025 dhe shërbimet bankare

Valicon: Përzgjedhen fituesit për sondazhin parazgjedhor 2025 dhe shërbimet bankare

Ekonomi
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Kalo në kategori