LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Realit shton zërat për largimin e tij – shihet duke ndjekur në stadium një ndeshje të ekipit rival

Ylli i Realit shton zërat për largimin e tij – shihet duke ndjekur në stadium një ndeshje të ekipit rival

Gjatë ditëve të fundit të afatit kalimtar veror, Dani Ceballos ishte lidhur fortë me një largim të mundshëm nga Real Madridi.

Ishte Real Betis që u mundua të nënshkruaj me mesfushorin spanjoll, ani pse një marrëveshje e mundshme nuk u bë e mundur për shkak të çmimit që i vunë ata kartonit të tij.

Përkundër kësaj, interesimi i Betisit ka mbetur aty dhe Ceballos personalisht me gjasë po mendon se si ta bëjë këtë transferim realitet për shkak të statusit të tij tek Real Madridi.


Që prej se u rikthye nga lëndimi në fillim të muajit tetor, ai nuk ka arritur që të sigurojë një vend në formacion dhe ka luajtur vetëm disa minuta nga banka rezervë.

Pasi kjo situatë vazhdoi edhe këtë vikend ndaj Osasunës, Ceballos duket se ka shtuar zërat për largimin e tij, pasi vetëm 24 orë më vonë ai u pa prezent në stadium në ndeshjen që Real Betisi e zhvilloi ndaj Celta Vigos.

Duke marrë parasysh lëndimin e Tchouamenit, Real Madridi me shumë mundësi nuk do ta lejojë largimin e tij gjatë janarit, por kjo nuk përjashtohet edhe gjatë verës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ndërkombëtare
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Edhe miu

Edhe miu "feston" fitoren e Man United në Old Trafford përballë Ipswichit

Premier League
Kalo në kategori