LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Man Utd largohet nga kombëtarja pasi trajneri tha se ai nuk e meriton ftesën

Ylli i Man Utd largohet nga kombëtarja pasi trajneri tha se ai nuk e meriton ftesën

Një lojtar i Manchester United është larguar nga kombëtarja pasi trajneri tha se ai ‘nuk e meriton’ ftesën. 

United luajti baras me rezultat 1-1 ndaj Arsenalit në ‘Old Trafford’ në kuadër të Ligës Premier. 

‘Djajtë e Kuq’ patën 10 goditje ku gjashtë prej tyre ishin në kuadratin e portës, por jo mjaftueshëm për të marrë tri pikët. 


Forma e dobët e sulmit tek Unitedi ka qenë shpeshherë temë diskutimi gjatë këtij sezoni, me Joshua Zirkzee dhe Rasmus Hojlund që së bashku kanë realizuar në total pesë gola. 

Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez
Lexo po ashtu Rooney kërkon nga Arsenali që t’i ‘rrëmbejë’ Man Unitedit transferimin e top sulmuesit francez

Si rezultat, Zirkzee është lënë jashtë ekipit të Holandës për ndeshjet e tyre të radhës ndaj Spanjës në çerekfinale të Ligës së Kombeve. 

Sulmuesi më herët kishte qenë i përfshirë në tri grumbullimet e fundit nga Ronald Koeman. 

61-vjeçari dha arsyet e tij pse e la Zirkzeen jashtë, duke pretenduar se ai nuk është mjaftueshëm i mirë në një intervistë për Studio Voetbal. 

“Ai nuk ishte në listën preliminare sepse nuk besoj se është mjaftueshëm i mirë për momentin, veçanërisht në skanimin e lojës”. 

“Po, në parim, forma dhe gjendja fizike gjithmonë kryeson, por kjo nuk është gjithmonë e mundur”. 

“Ne kemi shumë mbrojtës dhe mesfushorë, por në një farë mënyrë kemi opsione të limituara në sulm”, ka thënë Koeman./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ofertë prej 100 milionë euro në sezon, Dembele mund të largohet nga PSG

Ligue 1
Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Liverpooli ka ndryshuar sponsorin kryesor të fanellave - do të fitojë 70 milionë euro në vit

Premier League
Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Ardhja e Solskjaer e ka ngritur në tjetër nivel lojën e Rashicës te Besiktasi

Ligat tjera
Simeone në telashe, dy yjet e Atletico Madrid në dyshim për sfidën ndaj Real Madridit

Simeone në telashe, dy yjet e Atletico Madrid në dyshim për sfidën ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Valverde e lavdëron ‘armën sekrete’ të Real Madridit para duelit ndaj Atletico Madrid

Valverde e lavdëron ‘armën sekrete’ të Real Madridit para duelit ndaj Atletico Madrid

La Liga
Ylli i Man Utd largohet nga kombëtarja pasi trajneri tha se ai nuk e meriton ftesën

Ylli i Man Utd largohet nga kombëtarja pasi trajneri tha se ai nuk e meriton ftesën

Ndërkombëtare
Kalo në kategori