Ish-ylli i “Love Island”, Montana Brown, ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Ajo dhe partneri i saj, Mark O'Connor, kanë mirëpritur së bashku një djalë.


"Mirë se erdhe në këtë botë Jude Isaiah O'Connor", shkroi ajo në një postim duke njoftuar lindjen.

“Jemi shumë të lumtur me ty. 23.06.2023”, vazhdon tutje shkrimi i ndarë me mbi një milion ndjekësit në Instagram.

Montana dhe Mark gjithashtu u fejuan në prill, gjë të cilën ylli i “Love Island” e njoftoi me një postim të lezetshëm duke treguar unazën.

Bukuroshja ka bërë të ditur se kanë nisur lidhjen e tyre të dashurisë gjatë izolimit nga COVID-19.

Romanca erdhi pas famës së madhe që fitoi në “Love Island” në vitin 2017, në sezonin e tretë të këtij ‘reality show’. /Telegrafi/