Punimet restauruese, të cilat kanë nisur dy vjet më parë në Xhaminë e Et’hem Beut, nxorën në dritë edhe elementë të fshehur për dekada të tëra. Një ndër ta ishte edhe ylli me gjashtë cepa, por edhe afreske të tjera të mbuluara. Një pjesë e mirë e tyre ishin mbuluar me një ngjyrë të trashë, për të mbuluar dëmtimet e shumta që kanë pësuar gjatë shekujve; disa të tjera janë mbuluar për shkak se janë lexuar keq apo keqinterpretuar nga besimtarët me njohuri të pakta teologjike.
Xhamia e Et’hem Beut, ndërtimi i së cilës nis në shekullin XVIII e përfundon në shekullin XIX, është monument kulture i kategorisë I, shpallur që prej vitit 1948 dhe që prej kohësh priste t’i nënshtrohej restaurimit. Restaurimi është tërësor: në strukturën murale, në çati, dysheme dhe po i kushtohet një vëmendje e veçantë për ta rikthyer atë monument ashtu si ai ka qenë.
Një nga proceset më të ndërlikuara dhe delikate ishte restaurimi i pikturave murale, që veshin gjithë pjesën e brendshme të xhamisë, por edhe hajatin. Për restaurimin e këtyre afreskeve kanë punuar restauratorët Adrian Çene, Andi Spahia dhe Fatmir Carkanji (ndihmës).
“Po punojmë prej dy vjetësh, por nuk ka qenë e thjeshtë. Kemi pasur edhe pengesa gjatë punës. Tërmeti i 26 nëntorit na detyroi t’u riktheheshim edhe një herë restaurimeve të bëra më herët, pasi lëkundjet sizmike shkaktuan dëmtime, jo të rënda, edhe në afreske. Ndërkohë që na është dashur të përshtatemi edhe me ritmin e punimeve të tjera që janë bërë në xhami, si rregullimi i çatisë”, thotë restauratori Adrian Çene.
Bëhet fjalë për më shumë se 500 metra katrorë afreske të restauruar e rizbuluara.
Ridalja në dritë e pikturave floreale, që mbushnin muret, rizbulimi i ngjyrave të venitura nga koha, përbënin një emocion më vete dhe njëkohësisht nxirrnin në pah vlerat e mëdha të këtij objekti. E, pa dyshim, kishte edhe të papritura të bukura. Një nga to ishte rizbulimi i yllit me gjashtë cepa , që më së shumti njihet si “Ylli i Davidit”, një simbol i njohur hebre. Me shumë gjasë kjo ka qenë arsyeja që ky simbol ishte i mbuluar nga besimtarët me ngjyrë jeshile.
“Sigurisht që specialistët ishin në dijeni të ekzistencës së këtij elementi të afreskut. Ai thjesht ishte i mbuluar me bojë jeshile, por gjithsesi dallohej nga incizionet, në sipërfaqen e murales, e cila shërbente si vizatim për piktorin”, thotë Çene.
Por, në të vërtetë, ai që besimtarët e kanë konsideruar si “Ylli i Davidit” dhe kanë tentuar ta mbulojnë, është një simbol i përhapur në disa religjione, por në rastin konkret, sipas restauratorit Çene, duket se bëhet fjalë për një simbol të profetit Sulejman. Madje, sipas tij, ai gjendet i gdhendur edhe nëpër teqe, një prej të cilave është edhe ajo e Helvetive, në Berat, e cila po ashtu është në mbyllje të kantierit të restaurim it. Do të duhet që specialistët e simboleve të thonë fjalën e tyre në lidhje me këtë element të pikturës murale. E, megjithatë, duket se dilema është e madhe, përderisa lajmi i rizbulimit të këtij ylli dhe restaurimi i tij jo vetëm që nuk ka kaluar pa u vënë re, por ka ngjallur edhe debate, madje ka pasur edhe nga ata që kanë hedhur dyshimin që mos ai do të zhdukej.
Një ndër ta edhe Auron Tare, i cili duke shfrytëzuar një postim të ministres së Kulturës, Elva Margariti, në rrjetet sociale të një fotoje nga afresket e Xhamisë së Et’hem Beut, hodhi dyshimin për ekzistencën ose jo të këtij ylli, pas procesit të restaurimit. Dhe, ishte sërish restauratori Çene që pasi postoi një fotografi të pjesës së murales, ku paraqitet ylli i restauruar, siguroi se jo vetëm që nuk është zhdukur, por janë respektuar Kartat e Restaurimit.
Duke i konsideruar dashakeqësi e shpifje çdo insinuatë mbi mundësinë e “zhdukjes” së simbolit ai shprehet se “nuk ekziston asnjë mundësi që dikush të na blejë me para apo me forma të tjera, që ne të mund të heqim po ndryshojmë simbolet nga muralet e Xhamisë së Et’hem Beut”. /Panorama/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Thënie të Dante Alighierit: Djalli nuk është edhe aq i zi sa e pikturojnë!

Ç’është socializmi?

KUJDES ME FJALËN
Individualizmi ynë i mjerë
Bulgakovi, Stalinit: Me mua sillen si me ujkun, por edhe një bishë mund të lodhet!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Trump vendos të heqë ndalimin e ndarjes së ndihmës dhe inteligjencës për Ukrainën, pas lutjes së kryeministrit britanik

Si Donald Trump ndryshoi jetën e miliona njerëzve në 50 ditët e tij të para në detyrë?

Duda Balje vendos kushte: Japim votën për secilin kryeministër që formon komunën e boshnjakëve

'80 vota s’i kanë asnjëra palë, as LVV me minoritetet', Hamza përmend presidentin, thotë se është proces i ndarë

Ola i përmend gjëra nga jashtë Gjestit: Të kanë shkelur nga mëngjesi deri në darkë

Ronaldo afrohet te shifra e 1000 golave, Al Nassr kalon në çerekfinale me fitore spektakolare