Barcelona me shumë gjasa nuk do të bëjë afrime gjatë afatit kalimtar të dimrit, por mund të ketë një ose dy largime.

Njëri prej atyre që mund të largohet është Marc-Andre Ter Stegen, i cili ka nevojë të luajë gjatë gjysmës së dytë të sezonit nëse dëshiron të sigurojë vendin titullar te Gjermania në Kupën e Botës që mbahet verën e ardhshme.


Para fillimit të sezonit, Ter Stegen u informua se trajneri Hansi Flick nuk do të llogariste te ai, pasi ka zgjedhur Joan Garcian dhe Wojciech Szczesnyn si portierët e tij për sezonin 2025/2026.

Megjithatë, ai vendosi të mos largohej dhe në fund iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale për të trajtuar një problem të vështirë në shpinë.

Ter Stegen po afron rikuperimin e plotë, çka do të vendosë sërish në qendër të vëmendjes të ardhmen e tij.

Ter Stegen

Ai ka tërhequr interesin e disa klubeve dhe, megjithëse ka qenë i vendosur të qëndrojë në Barcelonë dhe të luftojë për vendin e tij, po fillon të kuptojë se nuk do të përdoret nga Flick.

Sipas Florian Plettenburg, Ter Stegen mund të largohet nga Barcelona me huazim gjatë merkatos së dimrit, që konsiderohet një opsion më i mundshëm sesa një transferim përfundimtar.

Gjithashtu, Sky Sport raporton se portieri gjerman është i dëshpëruar të realizojë largimin sa më shpejt të jetë e mundur, në kërkim të një vendi titullari në një klub tjetër.

Barcelona ka bërë të qartë se për të ardhmen e afërt, Joan Garcia do të jetë portieri titullar, ndërsa Szczesny zëvendësuesi i tij./Telegrafi/

telegrafi sport app