Ajo ka kaluar një transformim të dukshëm fizik, duke humbur një sasi të konsiderueshme peshe vitin e kaluar.

Në ngjarjen e hapjes së “Cult Of Love Broadway”, ajo kishte një bel të hollë dhe krahë të shkurtër, ndërkohë që disa fansa spekulonin se ajo mund të po përdorte Ozempic, një ilaç për diabetin që ndihmon në humbjen e peshës.


Barbie nuk ka konfirmuar as mohuar përdorimin e këtij ilaçi, shkruan DailyMail.

93129167 14190687 Euphoria star Barbie Ferreira looked fantastic on Thursday in Ne m 64 1734114226645

Ferreira, e cila është bërë e njohur për rolin e saj në Euphoria nga 2019 deri në 2022, ka pasur gjithashtu një karrierë të suksesshme pas serisë, duke përfshirë filma si “Nope” dhe “Robot Chicken”, dhe ka dy projekte në post-produksion: “Faces Of Death” dhe “House Of Spoils”.

Në një intervistë të vitit 2020, Barbie ka folur hapur për sfidat që ka kaluar me shëndetin mendor, duke përmendur ankthin, depresionin dhe çështjet me të ngrënit, që i lidh me ndikimin e internetit dhe botës moderne.

93129581 14190687 image m 54 1734113403884

Ajo gjithashtu ka përmendur presionet që ndjen brezi i saj, veçanërisht pas ngjarjeve politike, si fitorja e Trumpit.

Ferreira ka qenë gjithashtu e hapur për temën e abortit, duke e quajtur normalizimin e tij një hap të rëndësishëm për shoqërinë, duke theksuar se shumë njerëz janë thjesht të lehtësuar pas një aborti dhe nuk duhet të ndiejnë turp për këtë vendim. /Telegrafi/

93130157 14190687 image m 82 1734114624764

87503755 13648295 image a 5 1721320817824

33823156 14190687 Barbie played Kat Hernandez on the HBO show Euphoria a 71 1734119406752