LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Barcelonës goditet nga ‘virusi FIFA’ pasi ka pësuar një lëndim me kombëtaren

Ylli i Barcelonës goditet nga ‘virusi FIFA’ pasi ka pësuar një lëndim me kombëtaren

Për shkak të rritjes së numrit të ndeshjeve në ditët e sotme, lojtarët po pësojnë gjithnjë e më shumë lëndime.E njëjta ndodhi edhe gjatë kësaj jave në futbollin me kombëtare, pasi termi ‘virusi FIFA’ i është atribuar situatave kur futbollistët pësojnë lëndime teksa po përfaqësojnë shtetet e tyre.

Barcelona mori një goditje të rëndë më herët gjatë këtij sezoni kur Gavi këputi ligamentin ACL dhe e lëndoi meniskusin në ndeshjen që Spanja e kishte zhvilluar ndaj Gjeorgjisë, lëndim i cili bëri që ai të humbasë pjesën e mbetur të sezonit.

Tani, një tjetër adoleshent në radhët e blaugranasve është goditur po ashtu nga ‘virusi FIFA’ në 24 orët e fundit, mirëpo fatmirësisht, lëndimi i tij nuk ishte aq serioz sa i Gavit.


Sipas Diario AS, Julian Araujo, i cili momentalisht është pjesë e Las Palmas në formë huazimi, ka pësuar një lëndim të muskujve hamstring në miqësoren që Meksika e ka luajtur ndaj Panamasë.

Foto: Julian Araujo gjatë prezantimit si lojtar i Barcelonës

Sipas testeve të para mjekësore Araujo rrezikon që të mbetet jashtë fushave për të paktën 2 deri në 3 javë.

Kjo do të thoshte se Araujo nuk do të jetë në gjendje të luante për Las Palmas ndaj Barcelonës, Sevillës dhe me shumë mundësi ndaj Celta Vigos.

Sido që të jetë, ai nuk do të kishte të drejtë loje ndaj klubit të tij mëmë, për shkak të “klauzolës së frikës” që është përfshirë në marrëveshjen e huazimit mes dy ekipeve verën e kaluar./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Çfarë iu tha shokëve të skuadrës Julian Alvarez për goditjen e penalltisë me dy prekje

Liga e Kampionëve
UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

UEFA del me njoftim se pritet të bëjë një ndryshim shkaku i situatës me Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Kush do të fitojë Ligën e Kampionëve sipas superkompjuterit Opta?

Liga e Kampionëve
Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Zbulohet se si u mor vendimi se penalltia e Julian Alvarez duhet të anulohet

Liga e Kampionëve
Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Thirrjet anti-Kosovë dhe trazirat në stadiume, Federata Serbe e Futbollit paguan mbi 2 milionë euro gjobë nga UEFA

Përfaqësueset
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori