LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Barcelonës e do Real Madridin si kundërshtar në finale të Ligës së Kampionëve

Ylli i Barcelonës e do Real Madridin si kundërshtar në finale të Ligës së Kampionëve

Barcelona po përgatitet që të luftojë në tri gara të ndryshme teksa jemi në mes të sezonit 2024/2025. 

Ekipi i Hansi Flick momentalisht qëndron në krye të tabelës në La Liga, teksa ka siguruar gjysmëfinalen në Kupën e Mbretit dhe një vend në 1/8-tën e Ligës së Kampionëve. 

Shorti i UEFA-s ka bërë që blaugranasit të kenë një rrugëtim interesant deri në kualifikimin e mundshëm në finale. 


Barcelona është caktuar që të luajë ndaj Benficës në ndeshjen e tyre të parë në fazën e eliminimit. 

Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona
Lexo po ashtu Messi thyen heshtjen pas raportimeve se do të rikthehet tek Barcelona

Struktura e shortit do të thotë se Barcelona nuk mund të përballet me Real Madridin ose Atletico Madridin, përveç nëse sigurojnë kualifikimin në finale. 

Kjo të krijonte mundësinë që të luheshin tri ndeshje të ‘El Clasicos’ para fundit të sezonit dhe finalja e parë ndonjëherë në Ligën e Kampionëve. 

Mundësia që këto dy skuadra të garojnë kokë më kokë për trofeun, ka ngazëllyer yllin e Barcelonës, Ronald Araujo, i cili e pranoi se është diçka që ai do ta shijonte. 

“Natyrisht, do të nënshkruaja për një finale ndaj Real Madridit. Për aq kohë sa ne jemi pjesë e saj, kjo është gjëja me e rëndësishme. Do të ishte një ndeshje e madhe, por ne duhet të bëjmë punën tonë”, ka thënë Araujo. 

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave në Ligën e Kampionëve erdhi në sezonin 2010/2011 në gjysmëfinale kur atë kohë Pep Guardiola ishte në krye të blaugranasve. 

Pas barazimit 1-1 në ‘Camp Nou’, dy golat e Lionel Messit në ndeshjen e kthimit i siguruan Barcelonës fitoren për herë të dytë në një finale ndaj Manchester United në ‘Wembley’./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjashtë lojtarë të Liverpoolit rrezikojnë të humbasin medaljen nëse shpallen fitues të Ligës Premier

Gjashtë lojtarë të Liverpoolit rrezikojnë të humbasin medaljen nëse shpallen fitues të Ligës Premier

Premier League
Real Madridi dënohet me gjobë nga UEFA

Real Madridi dënohet me gjobë nga UEFA

Liga e Kampionëve
Ronaldo mëson çmimin e Valencias - publikohen detajet

Ronaldo mëson çmimin e Valencias - publikohen detajet

La Liga
Rivaldo tregon se ku qëndron problemi kryesor i Hansi Flickut tek Barcelona

Rivaldo tregon se ku qëndron problemi kryesor i Hansi Flickut tek Barcelona

La Liga
Mourinho ngre padi ndaj Galatasarayt – kërkon dëmshpërblim prej mijëra eurosh

Mourinho ngre padi ndaj Galatasarayt – kërkon dëmshpërblim prej mijëra eurosh

Ligat tjera
Konfirmohet një mungesë e madhe e Real Madridit për duelin ndaj Betisit

Konfirmohet një mungesë e madhe e Real Madridit për duelin ndaj Betisit

La Liga
Kalo në kategori