Yann Sommer do të kalojë te Bayern Munich, pasi Manuel Neuer theu këmbën

Bayern Munich ka rënë dakord me Borussia Monchengladbach për Yann Sommer për 8 milionë euro, pasi portieri numër 1 i skuadrës, Manuel Neuer theu këmbën.
Bavarezët ka disa javë që po përpiqet të nënshkruajë me reprezentuesin zviceran, pasi ata po kërkonin të sillnin një zëvendësues pasi Neuer theu këmbën gjatë skijimit .
Tarifa do të jetë 8 milionë euro, me 1.5 milionë euro bonuse, sipas Fabrizio Romano.
Bonuset do të arrihen nëse Bayern Munich fiton Ligën e Kampionëve.
Monchengladbach, ndërkohë, kishte hezituar të shiste portierin e tyre startues, duke refuzuar katër oferta - dhe duke e detyruar Bayernin të dyfishonte ofertën e tyre - për të siguruar nënshkrimin e tij, shkruan BILD. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


































