Aplikacioni i lejon përdoruesit të dërgojnë tekste, foto dhe audio mesazhe që vetë-shkatërrohen, një funksion ky i ngjashëm me aplikacionin e famshëm të mesazheve jetëshkurtëra - Snapchat.

Si rezultat i shitjes tek Yahoo, Blink do ta mbyll aplikacionin e saj në të dy sistemet operative, iOS dhe Android.


Ekipi prej 7 personave do t’i bashkohet Yahoo-së që të punojë në "produkte e mençura të komunikimit," deklaroi një zëdhënës i Yahoo-së për CNET.

Edhe TechCrunch raportoi lajmin për marrëveshjen e arritur mes Yahoo dhe Blink. /Telegrafi/