Është mbajtur sot takimi i Grupit të Veçantë për Reformën e Administratës Publike, ku është thënë se Kosova ka shënuar arritje të rëndësishme për agjendën e reformës së administratës publike në Kosovë. Megjithatë, është thënë se ende ka sfida me të cilat përballet vendi në administratën publike.
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, tha se procesi i reformës së administratës publike është një prioritet themelor për qeverinë, derisa theksoi se viti 2018 shënon arritje shumë të rëndësishme për agjendën e reformës së administratës publike në Kosovë.
Ai tha se Qeveria ka miratuar një plan të ri veprimi për periudhën 2018-2020 për zbatimin e Strategjisë për Modernizimin e Administratës Publike 2015-2020, sipas tij plani i ri i veprimit bazohet në një buxhet realist që pothuajse është plotësisht i mbuluar nga programet ekzistuese të qeverisë.
Gjatë vitit 2018, ministri tha se kanë punuar në paketën më të plotë të reformës legjislative për administratën publike, ku theksoi se në fillim të këtij viti janë miratuar Ligji për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura, Ligji për Zyrtarët Publik dhe ai për Pagat në Sektorin Publik.
“Këto tri ligje për herë të parë në Kosovë ofrojnë një kuadër rregullator gjithëpërfshirës për administratën publike. Ligjet e reja i japin fund procesit të pakontrolluar të krijimit të agjencive të pavarura dhe krijon një sistem të unifikuar të organizimit për administratën shtetërore bazuar në parimin demokratik të kontrolleve dhe balancave. Legjislacioni i ri për administratën publike transformon radikalisht procesin e rekrutimit në shërbimin civil, duke krijuar një politikë të re të rekrutimit të centralizuar dhe një proces më konkurrues bazuar në familjet e grupeve të punës. Këto ndryshime do të reduktojnë ndërhyrjen politike në punësim në shërbimin civil dhe kështu do të frenojnë edhe nepotizmin. Me gjithë respektin për debatet që kemi pasur, Ligji i ri për Pagat në Sektorin Publik për herë të parë krijon një sistem që zbatohet për të gjithë njerëzit që marrin pagë nga buxheti i shtetit. Sià § e dini, para ligjit kemi pasur një situatë anarkike, sa i përket kornizës ligjore të pagave në sektorin publik. Ligji i ri bazohet në parimin, paga të barabarta për punë të barabartë”, tha ai.
Ministri Yagcilar tha se kanë filluar procesin e hartimit të legjislacionit sekondar për zbatimin e ligjeve, që sipas tij legjislacioni sekondar do të forcojë më tej një administratë publike etike, efektive, transparente dhe llogaridhënëse.
Në vitin 2018 për herë të parë ministri tha se kanë filluar të zbatojnë mbështetjen e drejtpërdrejtë buxhetore për procesin e reformës së administratës publike, pas negociatave të suksesshme dhe nënshkrimin e Kontratës së Reformës Sektoriale me Komisionin Evropian.
Kjo kontratë sipas ministrit ka prodhuar dhe ka nxitur rezultate shumë pozitive dhe konkrete, ku ai ka përmendur se 68.23 për qind e MSA-së është zbatuar duke e tejkaluar objektivin prej 60 për qind, 51 për qind e strategjive, dokumenteve konceptuale dhe ligjeve primare të miratuara nga qeveria në vitin 2018, kanë qenë subjekt i konsultimeve publike në përputhje me Standardet Minimale për Konsultimin Publik.
Po ashtu, ministri Yagcilar tha se kanë miratuar ndryshime legjislative në Kodin Penal dhe Kodin e Procedurës Penale për të mundësuar, në bazë të një vendimi gjyqësor, pezullimin e zyrtarëve publik të paditur për veprat penale të korrupsionit dhe largimin e zyrtarëve publikë të dënuar për vepra penale të lidhura me korrupsionin,
Gjithashtu, ai tha se 48 për qind e rekomandimeve të Avokatit të Popullit ndaj institucioneve të qeverisë qendrore të lëshuara në vitin 2017 dhe 2018, në të cilat institucionet janë përgjigjur pozitivisht, janë zbatuar, si dhe për herë të parë si Ministri kanë filluar me publikimin e një raporti për masat disiplinore në shërbimin civil për shkelje të etikës dhe legjislacionit antikorrupsion
David Cullen nga Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Negociata për Zgjerim e Komisioni Evropian, tha se është i kënaqur nga rezultatet që ka arritur Kosova sa i përket administratës publike. Megjithatë ai u shpreh se duhet të miratohet gjithë legjislacioni sekondar për të siguruar zbatimin e tyre.
“Këtë vit, në 12 muajt e kaluar shpesh herë kemi parë vendime ad-hoc të ndërmarra të cilat nuk janë në frymën e reformave apo zotimit për reforma të bashkëdeklaruara dhe të cilat dobësojnë frymën në të cilën kjo pako ligjore bazohet. Kjo përfshinë emërimet e politizuara të cilat nuk respektojnë parimin e meritës dhe ka pasur një numër të rasteve në muajt e kaluar të cilat janë kundër frymës së kësaj pakoje ligjore. Kështu që, është jashtëzakonisht e rëndësishme që të demonstroni në veprime dhe vepra që të gjitha parimet e kësaj pakoje ligjore të respektohen, nuk ka ndodhur gjithherë kështu. Kështu që, këto vendime ad-hoc, të cilat jo doemos janë në harmoni me pakon ligjore dhe emërime të cilat nuk respektojnë parimin e meritës dhe nuk janë plotësisht transparente, natyrisht që e dobësojnë dhe e minojnë projektin e përbashkët të cilin e kemi ndërmarrë së bashku”, u shpreh ai.
Një çështje tjetër shqetësuese, Collen tha se vazhdon të jetë për Komisionin aftësia e Qeverisë që të sigurojë respektimin e plotë të ligjeve, që të jenë të buxhetuara plotësisht dhe të zbatueshme.
Koordinatori për Reforma Shtetërore Besnik Tahiri, ka thënë se një ligj shumë i suksesshëm është ai për zyrtarët publik, ku ai tha se me këtë ligj është goditur nepotizmi.
“Në Qeveri nuk mund të kalojë një ligj i cili bie ndesh me parimet e organizimit dhe funksionimit të administratës së shtetit dhe agjencioneve të pavarura, mbi të gjitha me ligjin e pagave për shkak se në shërbimin civil ne më të vërtet kemi evoluar shumë. Kur shoh ligjin për zyrtarët publik shoh saktësisht që ne duhet të jemi shumë krenarë, nëse është goditur ndonjëherë në këtë shtet nepotizmi dhe klientelizmi dhe militantët partiak janë goditur me këtë ligj. Nuk ka më intervistë një me një. Ky ligj e ka goditur në esencë aspektin e nepotizmit, aspektin e klientelizmit dhe aspektin partiak. Pra, nuk munden zyrtarët publik më me u fsheh pas orës 4 me shkua në aktivitete politike, këtë e ka bërë kjo Qeveri, ky ministër, kjo është një ecje e madhe dhe ndoshta dikush mund të na dërgojë në Strasburg për të drejtat e njeriut, mirëpo ne e kemi pa si problem dhe mbi logjikën e zgjidhjes të problemit kemi vepruar”, tha ai.
Tahiri ka prezantuar edhe ligjin për Qeverinë, ku ai tha se është ligji që e përmbyll pakon e ligjeve dhe se ka filluar procesin e konsultimit të brendshëm për ligj.
“Projektligji për Qeverinë është kryer, ka hyrë në sistem, ka filluar procesi i konsultimit të brendshëm, ka ndodh konsultimi i parë, sot është konsultimi i dytë, nesër është konsultimi i tretë…problemin e parë që e kemi pasur është lidhur me numrin, e dini kemi diskutuar shumë për numrin dhe kryeministri dhe juristët kanë insistuar që numri duhet me qenë dhe mundet me qenë dhe këtë e kemi rregulluar… Shikoni qysh ka devijuar numri, e kemi nisur me 12 ministri, është shkuar në 14, në 15, je shkua në 18, je shkua në 20, këtu e kemi 19 plus një. E kemi pa problemin që është numri dhe kemi vendosur ta normojmë, por përveç numrit këtu e kemi rregulloren e UNMIK-ut vit për vit qysh ka ndryshuar struktura e ligjeve dhe e kemi pa qe është e pashmangshme me u normua numri. Shiko si është gjendja aktuale, e ki 5 zëvendëskryeministra, ligji për Qeverinë nuk do të ketë mbi dy zëvendëskryeministra. Në të njëjtën kohë do të jenë zëvendësministra me portofol. Janë 21 ministri, nuk do të shkojë mbi 15 ministri. Sot kemi 75 , do të jenë 35 zëvendësministra”, tha ai.
Ai tha se me ligjin e ri anëtar i Qeverisë mund të zgjidhen personat që nuk janë shpallur fajtor për vepra penale me dashje me një vendim të formës së prerë të gjykatës.
Po ashtu, ai bëri të ditur se anëtarët e Qeverisë dhe zëvendësministrat nuk mund të mbajnë asnjë marrëdhënie tjetër të punës në sektorin publik apo privat, përpos kur ajo ushtrohet në kornizë të detyrës zyrtare të anëtarit të Qeverisë.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala tha se ministria që drejton është duke mbajtur një rol aktiv në disa procese të rëndësishme reformuese që ndërlidhen ngushtë me procesin e reformës shtetërore si dhe zvogëlimin e barrës administrative dhe thjeshtëzimin të lejeve dhe licencave në Kosovë.
“Sa i përket shërbimeve, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me projektin e BE-së ka përfunduar rishikimin e legjislacionit vendor ku është analizuar ky legjislacion se a është në harmoni me Direktivën e BE-së 2006/123/KE. Direktivë kjo e shërbimeve synon të lehtësojë themelimin dhe ofrimin e shërbimeve në vendet tjera anëtare dhe të ofrojë shërbime ndërkufitare mes vendeve anëtare të BE-së. Gjatë rishikimit të legjislacionit 54 ligje dhe akte nënligjore janë identifikuar që duhet të plotësohen apo ndryshohen. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka hartuar Ligjin për Shërbime i cili trans-pozon pjesërisht Direktivën e BE-së Nr.2006/123/KE për Shërbimet në tregun e brendshëm. Trans-pozimi i pjesshëm i Direktivës së Shërbimeve i mundëson Kosovës që hapja e tregut të bëhet në mënyrë progresive dhe të mbrohen bizneset vendore”, tha ai.
Ministri Yagcilar tha se bazuar në Ligjin për Shërbime janë hartuar edhe Udhëzimi Administrativ për Procedurën e Njoftimit dhe Vlerësimin e Përputhshmërisë së Projekt Akteve Normative me Ligjin për Shërbime dhe ai për Mënyrën e Funksionimit të Pikës së Vetme të Kontaktit.
Me këto udhëzime sipas tij, do të themelohet edhe Pika e Vetme e Kontaktit që do të japë informatat e duhura lidhur me ambientin e të bërit biznes në Kosovë. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia e Kosovës demanton mediat serbe
Dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Prishtinë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Minimi i masave shkëmbore, të shtunën do të ndërpritet qarkullimi i veturave në udhëkryqin e Gjakovës në Klinë
Ish-gjyqtarja e Kushtetueses, Mushkolaj: Serbia me ngulm e ka penguar Asociacionin
Arrestohet njëri nga dy të dyshuarit, për plagosjen e dy personave në Prishtinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Shfaqen pamjet e para të sulmeve me raketa britanike në Rusi
Shpërthen TikTok-u, Sara Kolami ia konfirmon Drilonit pëlqimin për të
Pyetet për rezervat shtetërore, ministrja Hajdari i thotë gazetarit "Mbylle këtë temë", Vishaj: "Kur e mbylli, vendosi unë"
"Vetëm me Kosovën jo" - kapiteni i Rumanisë nuk do më përballje me Dardanët
Franco Foda në skaner për Ligën e Kombeve: Çfarë ndryshoi, sa lojtarë luajtën, kush debutoi dhe ku gaboi te Kosova
Hoxha për debatin Peci - Pacolli: Ministrat paguhen për të dhënë llogari, përmendja e hetimit për vrasje, e papranueshme